Atelieja e Edukimit

PROGRAMI I ATELIESË SË EDUKIMIT NË GALERINË KOMBËTARE TË ARTEVE PËR VITIN 2016

Funksionimi i Ateliesë së Edukimit në Galerinë Kombëtare të Arteve do të nis këtë vit me dy programe pilot, të cilët janë të përshtatshëm për moshat 10 - 15 vjeç dhe 6 - 9 vjeç. Këto tema nuk përjashtojnë as parashkollorët dhe as nxënësit e shkollave të mesme.

Atelieja e edukimit është ndërtuar falë sponsorizimit të kryer nga Fondacioni për Artet Pamore Shqiptare përtej Kufijve (FAVA).

 

Programi për grupmoshat 10 – 15 vjeç

 

25  SHKURT – 11 MARS 2016
Tema: Llambi Blido në pikturën shqiptare
Kohëzgjatja e temës: 3 javë  (Dita e enjte e çdo jave)info

Llambi Blido, Portret vajze, Vaj (fragment)

Më 24 Shkurt në Galerinë Kombëtare hapet ekspozita e piktorit Llambi Blido. Kariera e tij si artist figurativ nis me gjininë e karikaturës. Më pas studimet në ish Leningrad (Shën Petërburg)  dhe ish Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë  do të vulosin karierën e tij kushtuar grafikës, vizatimit, pikturës dhe karikaturës. Krahas krijimtarisë përsonale e cila është refuzuar shpesh nga pushteti në vitet ’70 – ‘90, Llambi Blido ka një kontribut të madh në kritikën e artit figurativ.
Ora e parë 11.00 – 12.00
Ora e dytë 12.15 – 13. 15
Kapaciteti: max. 15 Nxënës (Mosha 10 – 15 vjeç)

Fshihi detajet

16 MARS – 20 PRILL 2016
Tema: Të njohim nga afër Vangjush Mion
Kohëzgjatja e temës: 5 javë (Dita e mërkurë e çdo jave)info

Vangjush Mio, Vjeshta, Vaj (fragment)

Vangjush Mio njihet si piktori shqiptar i peizazhit, por ka shumë gjëra që publiku i thjeshtë nuk njeh nga piktori korçar. Artisti i cili jetoi në gjysmën  e parë të shekullit të 20-të është një nga fonemenet më interesant të pikturës laike akademike. I shkolluar në Rumani dhe Itali, nën ndikimin e ktyre shkollave u kthye në një nga piktorët realist më  përfaqësues të kohës, por në tablotë e tij gjenden edhe baza të artit impresionist.
Ora e parë 11.00 –  12.00
Ora e dytë 12.15  – 13.15
Kapaciteti: max.15 nxënës (Mosha 10 -15 vjeç)

Fshihi detajet

27 PRILL – 25  MAJ 2016
Tema: Piktura Realiste dhe Shkolla e Vizatimit (1930-1950), kushtet historike, politike dhe sociale të lindjes së tyre.
Kohëzgjatja e temës: 4 javë (Dita e mërkurë e çdo jave)info

Sadik Kaceli, Pamje ne Tirane (Pazari i Vjetër), Vaj, 1952 (fragment)

Shkolla e parë e Vizatimit në Tiranë u themelua në vitin 1931. Piktorët e parë që studiuan në shkollen e parë të vizatimit janë Sadik Kaceli, Abdurrahim Buza, Gani Strazimiri  etj; Sëbashku    me artistët që studiuan në vendet europiane si Odhise Paskali, Andrea Kushi, Vangjush Mio, Janaq Paço, Foto Stamo, motrat Zengo etj, ata  krijuan artin realist në pikturën shqiptare. Portreti,  peizazhi, natyrat e qeta, ngjyrat dhe personazhet janë disa nga karakteristikat e kësaj pikture.
Ora e parë 11.00 – 12.00
Ora e dytë 12.15 – 13.15
Kapaciteti : max. 15 Nxënës (mosha 10 -  15 vjeç)

Fshihi detajet

27 MAJ – 24 QERSHOR 2016
Tema : Tipare të theksuara të pikturës dhe skulpturës së realizimit në periudhën koministe në Shqipëri.
Kohëzgjatja e temës : 4 javë (Dita e premte e çdo jave)info

Vilson Halimi, Kudo jemi në ballë, 1976

Arti figurativ shqiptar karakterizohet nga një periudhë gati gjysmëshekullore nën ndikimin e regjimit totalitar që drejtonte Shqipërinë. Kjo fazë e shkëputi artin figurativ shqiptar nga rrymat dhe ndikimet botërore duke e bërë atë shumë të ndryshëm nga arti që zhvillohej në botë.  Kryefjala e këtij arti ishte propaganda.  Pikërisht ky izolim e bën këtë lloj arti shumë tërheqës në sytë e studiuesëve, kritikëve dhe vizitorëve, veçanërisht të huaj.
Ora e parë 11.00 – 12.00
Ora e dytë 12.15 – 13.15
Kapaciteti : max. 15 Nxënës (mosha 10 -  15 vjeç)

Fshihi detajet

29 QERSHOR – 27 KORRIK 2016
Tema : Odhise Paskali dhe portreti i De Radës
Kohëzgjatja e temës : 4 javë (Dita e mërkurë e çdo jave)info

Odhise Paskali, Jeronim De Rada, Bronz

Odhise Paskali zë një nga vendet më të rëndësishme në historinë e artit shqiptar. Emri i tij, ishte mes artistëve të pakët  që i dhanë kuptim skulpturës shqiptare në    periudhën e pavarësisë.  Pjesa dërrmuese e artit të Odhise Paskalit i kushtohet figurave patriotike, heronjve dhe rilindësave shqiptar.   
Portreti i Jeronim De Radës është një veprat më të arrira të artistit, përmes të cilit Paskali ka arritur të përcjellë mallin dhe dashurinë e një poeti në mërgim për vendin e tij.       
Ora e parë 11.00 – 12.00
Ora e dytë 12.15 – 13.15
Kapaciteti : max. 15 Nxënës (mosha 10 -  15 vjeç)

Fshihi detajet

14 SHTATOR – 5 TETOR 2016
Tema : Grafika Shqiptare
Kohëzgjatja e temës : 3 javë (Dita e mërkurë e çdo jave)info

Lumturije Dhrami, Nxënësja, 1964

Arti i grafikës ka lindur bashkë me shkrimin. Fillesat e kësaj gjinie në botë gjenden në vizatimet e hershme primitive të dëshmuara në historinë e njerëzimit. Në historinë e artit pamor shqiptar Grafika e mer hovin në mes të viteve ’60 pas krijimit të studios së grafikës në Institutin e Lartë të Arteve. Punimet e para të mirëfillta në grafikë janë të Andon Kuqalit, Sadik Kacelit, Abdurrahim Buzës, Safo Markos, Pandi Meles, Ibrahim Shehut, Lumturi Dhramit, Rajmonda Matos, apo Aabaz Hados. Periudha më produktive në gafikën shqiptare është ajo e Realizmit Socialist, kur ky art u përdor gjërsisht në botimet e kohës.

Ora e parë 11.00 – 12.00
Ora e dytë 12.15 – 13.15
Kapaciteti : max. 15 Nxënës (mosha 10 -  15 vjeç)

Fshihi detajet

6 TETOR – 3 NËNTOR 2016
Tema : Portreti
Kohëzgjatja e temës : 4 javë (Dita e enjte e çdo jave)info

Abdurrahim Buza Vajza me kordele, vaj, 1936 (fragment)

Portreti në artin figurativ ka të bëjë me qëllimin e krijimit të një subjekti i cili ka në qëndër njeriun. Ajo që dominon portretin është fytyra njerëzore dhe shprehitë e saj. Përmes portrtit artisti arrin të përcjellë këndvështimin e tij mbi gjendjen,  realitetin, ndjenjat dhe emocionin e subjektit, përpiqet të shprehë, atë cfarë është e dukshme, por mbi të gjitha  atë çfarë fshihet brenda, domethënien e tyre. Dëshmitë e para të portretit si gjini arti datojnë më shumë se 1000 BC dhe kjo gjini është një nga më të rëndësishmet e shprehjes së artit në gjithë historinë e tij.
Ora e parë 11.00 – 12.00
Ora e dytë 12.15 – 13.15
Kapaciteti : max. 15 Nxënës (mosha 10 -  15 vjeç)

Fshihi detajet

9 NËNTOR – 21 DHJETOR 2016
Tema : Arti bashkëkohor shqiptar dhe Onufri
Kohëzgjatja e Temës : 6 javë (Dita e mërkurë e çdo jave)info

Driton Selmani, Thonë se s'mundesh me i mbajtë dy bostanë me një dorë, 2013 (Onufri 2013)

Ai që quhet art bashkëkohor në historinë e artit figurativ shqiptar është ai art që solli modernizimin në krijimtarinë e artistëve pamor dhe që u aplikua pas viteve ’90 me ndryshimin e sistemit qeverisës. Edhe pse fillesat e artit modern ekzistojnë edhe në periudhën e regjimit komunist me vepra të fshehura e të dënuara, përpjekjet e artistëve për të çliruar artin e tyre u manifestuan kryesisht në pasqyrimin e realitetit dhe tranzicionit social, politik e artistik si në të gjitha vendet e botës edhe pse i vonuar në kohë. Me nisjen në vitin 1993, konkursi / ekspozita « Onufri » u shndërrua në një skanat më të mira dhe serioze të përfaqësimit të artistëve modern shqiptar duke u ballafaquar me ata të huaj.
Ora e parë 11.00 – 12.00
Ora e dytë 12.15 – 13.15
Kapaciteti : max. 15 Nxënës (mosha 10 -  15 vjeç)

Fshihi detajet

 

Programi pilot për grupmoshat 6 – 9 vjeç

 

17 SHKURT – 16 MARS 2016
Tema: Le të krijojmë të lirë atë çka imagjinata jonë na sjell në çast
Kohëzgjatja e Temës : 4 javë (Dita e mërkurë e çdo jave)info

Atelieja e edukimit, GKA

Pjesëmarrësit dhe prindërit, apo kujdestarët kanë zënë vend në atelie. Edukatori iu përshkruan vendin se ku janë dhe iu shpjegon kuptimin e një atelieje. Ai iu tregon të gjitha materialet që ndodhen në atelie. Edukatori i pyet se për çfarë na hyjne në punë të gjitha materialet që ndodhen në një atelie. Ai i pyet se për çfarë na hyjnë në punë të gjitha materialet, duke i shpjeguar se veprimtaritë e vizatimit dhe pikturës janë akte të artistit. Më pas iu përgatit situatën, duke iu treguar disa ngjarje, për t’i frymëzuar që të vizatojnë, apo të përfytyrojnë një ngjarje të tyre, apo një objekt që dëshirojnë ta pikturojnë, apo vizatojnë.
Organizimi:

  • Edukatori tregon dhe nxit imagjinatën e pjesëmarrësve për të pikturuar, apo vizatuar.
  • Pjesëmarrësit të gjithë bashkë nisin të vizatojnë, apo pikturojnë në mënyrë individuale, apo në grup mbi pano. Edukatori i ndjek duke i orientuar. (Prindërit, ose kujdestarët nuk duhet të ndërhyjnë tek fëmija gjatë kohës që vizaton, por duhet të orientuar nga edukatori se si duhet të sillen.

Ora e parë 12.00 – 13.00
Ora e dytë 13.15 – 14.15
Kapaciteti : max. 10 Nxënës (mosha 06 -  09 vjeç)

Fshihi detajet

17 MARS – 14 PRILL 2016
Tema : Retë, shiu, dielli, ylberi luajnë me NGJYRAT
Kohëzgjatja e Temës : 4 javë (Dita e enjte e çdo jave)info

Atelieja e edukimit, GKA

Pjesëmarrësit dhe prindërit, apo kujdestarët do të shoqërojnë bisedën që e drejton edukatori rreth natyrës dhe motit, nga SHIU, te DIELLI, YLBERI, dhe  NGJYRAT. Ato vizatojnë sëbashku dhe edukatorët i japin të gjithëve mundësinë për të marë pjesë.
Organizimi:

  • Edukatori ka vendosur në krye të ateliesë një pikturë peisazh të piktorit modern Van Gogh dhe e zbulon atë pasi të ketë përgatitur situatën me imagjinatën e pjesëmarrësve.
  • Edukatori iu shpërndan pjesëmarrësve fletët e vizatimit ku është printuar me linjë ky peizazh dhe iu kërkon atyre ta ploëtsojnë me ngjyra.

 Ora e parë 12.00 – 13.00
 Ora e dytë 13.15 – 14.15
 Kapaciteti : max. 10 Nxënës (mosha 06 -  09 vjeç)

Fshihi detajet

20 PRILL – 18 MAJ  2016
Tema: Shikoni, dëgjoni dhe ndani idetë ndërsa zbuloni artin e ekspozuar në GKA
Kohëzgjatja e Temës : 4 javë (Dita e mërkurë e çdo jave)info

Atelieja e edukimit, GKA

Pjesëmarrësit, prindërit, apo kujdestarët, që i shoqërojnë lëvizin të lirë, vizatojnë, kryejnë aktivitete të tjera në galeri dhe edukatorët i japin të gjithëve mundësinë për të marë pjesë. Njohja me mjedisin e GKA dhe objektet e saj. Ç’është një Muze Arti, një Galeri Arti, një vepër arti, një pikturë, një skulpturë, një vizatim, një grafikë, një fotografi.
Organizimi:

  • Në mjedisin e ateliesë edukatori ka përgatitur nga një vepër arti në gjinitë e lartpërmendura dhe bashkëbisedon rreth tyre me pjesëmarrësit.
  • Zgjedhja e një vepre arti nga edukatori në një nga sallat e GKA dhe bashkëbisedim i lirë me pjesëmarrësit rreth saj.
  • Përgatitja e fletëve të vizatimit nga edukatori dhe shpërndarja te pjesëmarrësit, mbi të cilat ata do të hedhin në mënyrë kreative atë çka shikojnë nga vepra e artit që kanë përpara.

 Ora e parë 12.00 – 13.00
 Ora e dytë 13.15 – 14.15
 Kapaciteti : max. 10 Nxënës (mosha 06 -  09 vjeç)

Fshihi detajet

19 MAJ –  16 QERSHOR 2016
Tema: Matisse, letrat e prera, medium i ri.
Kohëzgjatja e Temës : 4 javë (Dita e enjte e çdo jave)info

Henri Matisse, The Snail, 1953, Gouache on paper, cut and pasted, on white paper, collection Tate Modern

Pjesëmarrësit, prindërit, apo kujdestarët do të punojnë të gjithë bashkë duke krijuar forma abstrakte dhe realiste përmes prerjes së saj me gërshërë. Më pas do të krijojnë imazhin e një vepre arti me sipërfaqe dypërmasore. Edukatori dhe pjesëmarrësit bëjnë gati të gjitha materialet dhe mjetet që i duhen për të zhvilluar temën. Bashkëbisedimi i edukatorit me pjesëmarrësit.
Organizimi:

  • Pjesëmarrësit kanë përgatitur mjedisin e punës ku janë ekspozuar postera të artistit francez Mattise, ku tregohet arti i tij përmes prerjes së letrës.  Ata kanë përpara letra me ngjyra, gërshërë, letra të bardha, lapsa me ngjyra dhe pastele, ngjitës etj.
  • Pjesëmarrësit presin figurat e imagjinuara dhe tentojnë të organizojnë veprën e tyre të artit.

Ora e parë 12.00 – 13.00
Ora e dytë 13.15 – 14.15
Kapaciteti : max. 10 Nxënës (mosha 06 -  09 vjeç)

Fshihi detajet

22 QERSHOR – 20 KORRIK 2016
Tema: Të formojmë me plastelinë personazhin e dashur.
Kohëzgjatja e Temës : 4 javë (Dita e mërkurë e çdo jave)info

Atelieja e edukimit, GKA

Pjesëmarrësit, prindërit, apo kujdestarët që i shoqërojnë kanë veshur përparset e punës, kanë përgatitur tavolinat e punës dhe kanë vendosur përpara plastelinën me ngjyra , por edhe një- ngjyrëshe. Edukatori i shoqëron pjesëmarrësit në sallat ku janë ekspozuar skulptura dhe i infromon ata rreth kësaj gjinie. Bashkëbisedimi i edukatorit me pjesëmarrësit.

  • Pjesëmarrësit kanë përpara plastelinën, letra vizatimi dhe lapsa, stekat, apo vegla që punohet skulptura. Propozojnë dhe zgjedhin sëbashku personazhin e dashur.
  • Pjesëmarrësit zgjedhin një nga idetë e tyre dhe e vizatojnë, më pas e presin dhe shfaqin imazhin e siluetën e tij.
  • Edukatori bisedon rreth imazhit dy dimensional dhe i nxit e frymëzon, informon dhe ekspozon se si një figurë e tillë mund të modelohet në tridimensional e të kthehet në skuplturë të rrumbullakët.

Ora e parë 12.00 – 13.00
Ora e dytë 13.15 – 14.15
Kapaciteti : max. 10 Nxënës (mosha 06 -  09 vjeç)

Fshihi detajet

21 SHTATOR – 19 TETOR 2016
Tema: të modelojmë, pikturojmë a vizatojmë njeriun tonë të dashur.
Kohëzgjatja e Temës : 4 javë (Dita e mërkurë e çdo jave)info

Andrea Kushi, Vajza me kostum, 1949 (fragment)

Pjesëmarrësit, prindërit, apo kujdestarët që i shoqërojnë, lëvizin të lirë dhe zbulojnë në linjën e GKA të gjitha pikturat ku paraqitet një portret. Edukatori iu shpjegon atyre se çfarë është një portret dhe cilët janë personazhet e pikturuar nga artistët . Edukatori i shoqëron pjesëmarrësit në sallat ku janë ekspozuar portrete dhe i informon ata rreth kësaj gjinie. Bashkëbisedimi i edukatorit me pjesëmarrësit, rreth portretit të dashur të njeriut të tyre dhe se si ata e përfytyrojnë atë.
Organizimi:

  • Në mjedisin e ateliesë edukatori ka eskpozuar portretin e vajzës me gërsheta të piktorit Andrea Kushi.
  • Pjesëmarrësit njihen me artistin dhe portretin që shohin. Ata kanë përpara telajo, penela dhe ngjyra të ndryshme, plastelinën, letra vizatimi dhe lapsa, stekat, apo vegla që punohet skulptura. Propozojnë dhe zgjedhin sëbashku personazhin e dashur.
  • Pjesëmarrësit zgjedhin një  nga idetë e tyre dhe i vizatojnë, më pas presin, modelojnë, pikturojnë portretin e njeriut të tyre të dashur.

Ora e parë 12.00 – 13.00
Ora e dytë 13.15 – 14.15
Kapaciteti : max. 10 Nxënës (mosha 06 -  09 vjeç)

Fshihi detajet