Deborah Sengl - Ditët e fundit të njerëzimit
25 Tetor - 25 Nëntor 2017

Galeria Kombëtare e Arteve në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë ka kënaqësinë t’ju ftojë në çeljen e ekspozitës: “Ditët e fundit të njerëzimit” të artistes austriake Deborah Sengl.
Ekspozita kurohet nga Günther Oberhollenzer.

Projekti i Sengl është bazuar në versionin skenik të veprës së autorit austriak Karl Kraus “Ditët e fundit të njerëzimit”

Sengl, në pjesën dërrmuese të veprës së saj deri më tani, reagon ndaj tekstit të Kraus-it duke shfaqur një ndjesi unike, të pangatërrueshme dhe interpreton pjesë skenike dhe dialogje artistikisht ndryshe. Të shoqëruar nga vizatime dhe piktura, protagonistët e veprës së Kraus-it shfaqen më të gjallë. Sengl ka punuar për një vit të tërë për këtë projekt sfidues.

Krijimi, veshja, qëndrimi i kufomave të minjve, si dhe një përkujdesje në kufijtë e së frikshmes ndaj veçorive të një tabloje në miniaturë – faksimile të fletëve të gazetave, kapelja zilindër dhe papioni i një pronari fabrike, çanta e dy udhëtarëve për biznes, pushkë ushtarësh, madje edhe nje shtyllë trinie(për skenën në një varr)- pasqyrojnë një kontraversialitet mjaft të qartë në lidhje me tekstin e Kraus-it.