EKSPOZITA NDËRKOMBËTARE E ARTIT ONUFRI. EDICIONI XXIII
AU FIL DU TEMPS - Kujtesë kolektive, kujtime personale

20 Dhjetor 2017 - 30 Janar 2018

Calixto Ramirez, En el olvido, 2013, video, 1min 15sec, courtesy of the artist (frame)


Galeria Kombëtare e Arteve më datë 20 Dhjetor, ora 18:00, ka kënaqësinë të hapë për publikun Edicionin e 23-të të Ekspozitës Ndërkombëtare “Onufri”.

Kuruar nga Gaetano Centrone, ekspozita titullohet “AU FIL DU TEMPS - Kujtesë kolektive, kujtime personale”

Ekspozita ofron një itinerar ekspozues që zhvillohet në dhomat dhe ambjentet e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Janë dhjetë artistë pjesëmarrës, që vijnë nga gjashtë vende; të gjithë të lindur në vitet '70 dhe '80 dhe me një cv të pasur ndërkombëtare: Zeni Ballazhi, Adi Haxhiaj, Koja, Perino & Vele, Leonard Qylafi, Calixto Ramírez, Jelena Tomasevic, Vangjush Vellahu, Alketa Xhafa Mripa, Fani Zguro.

Kuratori Centrone përpiqet, me aq sa është e mundur, për të gjetur një emërues të përbashkët që bashkon përvojën e shumicës mes artistëve shqiptarë, sepse filloi prej tyre në këtë hulumtim që dëshiron të jetë aktual dhe ndërkombëtar. Pas shumë studimesh ai doli në konkluzionin se Historia mbizotëron në punën e tyre. Por kuratori nuk ka qëllim të ndërtojë një ekspozitë politike (kjo nuk është në planet e tij) duke qenë se ka një dallim të madh mes elementit kulturor dhe atij socio-politik. Në këtë pikë faktori kohë bëhet një element qendror. Mënyra se si koha gërryen në kokat tona dhe çfarë mbetet e konsiderohet ex post. Dallimi midis kujtesës kolektive dhe kujtesës personale është shumë i paqartë, më shumë se sa mund të mendohet. Dhe po ashtu dallimi mes njëjësit dhe shumësit është më kompleks se sa mund të mendohet. Ekziston një apo shumë kujtime kolektive? Dhe kush i formon ato? Dhe sa kujtime personale preken nga ngjarjet e historisë? Është e panevojshme të mohohet se në këtë pjesë të botës ngjarjet historike kanë hyrë shumë në jetën e popujve. Për zgjedhjen e titullit ne kërkuam një shprehje të mrekullueshme të gjuhës frënge: au fil du temps. Në italisht, për shembull, mund të përkthehet me kalimin e kohës, por fjalë për fjalë ka bukurinë e saj në versionin origjinal: në fije të kohës. Një fije që ngjit Historinë me histori personale, duke shtyrë nga lart me zërat e ndryshëm polifonikë të një tregimi. Aktualiteti i së tashmes, historia në sfond.