Abdulla Cangonji

 

Skënderbeu, 1967, Vaj mbi kanavacë, 96 x 116 cm, Nr. Inv. 871
Peshkatarët, 1965, Vaj mbi kanavacë, 133 x 200,3 cm, Nr. Inv. 712
Pazari në Tiranë, 1957, Vaj mbi karton, 35 x 46,5 cm, Nr. Inv. 227

 


Abdulla  Cangonji  (Korçë 15.10.1920 - Tiranë 17.02.1987)
Abdulla  Cangonji i përket grupit të artistëve që trajtuan tablonë kompozicionale sipas metodës së realizmit realizmit socialist në artin shqiptar Gjatë krijimtarisë së gjatë si piktor (50 vjet krijimtari)  Cangonji realizoi vepra në të gjitha gjinitë dhe teknikat e pikturës: kompozime, ,portrete, peisazhe, natyra të qeta,(në vaj, akuarel) dhe në grafikë. Numurohen me qindra vepra gjatë jetës së tij të pasur artistike. Talenti i tij spikat veçanërisht në gjininë e portretit të cilin e ka zhvilluar që kur ishte i ri.Lexo më tepër
Cangonji  ishte i ndikuar nga arti I Rilindjes Italiane dhe impresionizmi. Në kompozimet e tij artisti trajtoi temën historike, të luftës antifashiste dhe të ndërtimit të socializmit.  Artisti Cangonji u formua si artist në tri akademi arti. Pas mbarimit të shkollës fillore në Korçë 1927- 1932 , ai hyri në shkollën teknike të Tiranës (1932-1939) në degën e vizatimit. Nga viti 1940-1943, artisti studion në Akademinë e Arteve në Firence, Itali e më tej ai vazhdoi studimet  në Akademinë e Arteve në Zagreb, Kroaci.(1946-1948). Në vitin 1948, kur ndodhi dhe prishja e marrëdhënieve politike me Jugosllavinë, ai kthehet pa e përfunduar vitin e fundit akademik. Ndërkohë në vitin 1949 ai mbron diplomën në Akademinë e Sofjes (Bullgari). Pas studimeve emërohet pedagog i pikturës në Liceun Artistik “Jordan Misja“, Tiranë (1949-1967).Në vitin 1967 Largohet nga kjo detyrë si i pa dëshiruar për motive politike dhe  ishte mësues vizatimi në një nga shkollat 7 vjeçare,  në Tiranë. Artisti Abdulla Cangonji ishte një piktor realist i lidhur me natyrën dhe me artin e tij. Krijimtaria e tij është pjesë e historisë e artit shqiptar të gjysmës së dytë të shekullit XX. Abdulla Cangonji ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat kombëtare të organizuara pas luftës në Shqipëri. Ai ishte autor i disa prej kompozimeve të para në artin e realizmit socialist në periudhën e viteve 1950-1965. Ndër këto tablo kompozicionale mund të përmëndim: “Demostrata” (1950), “Shtypi ilegal” (1952),”Edhe unë dua të hyja në kooperativë” (1956), “Çerçiz Topulli me çetën e tij” (1967), “Në grykën e Shkopetit” (1959),”Mustafa Matohiti” (1962), “Enver Hoxha në mes të partizanëve” (1963), “Peshkatarët” (1965, GKA). Në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë ruhen njëzetepesë vepra të autorit të viteve 1949-1975.

 Ylli Drishti Studjues arti

Fshihi detajet

 

Ekspozita dhe vepra të artistit Abdulla Cangonji në vite
1950     Ekspozita e Arteve Figurative. Veprat e paraqitura në ekspozitë: Autoportret, Natyrë e qetë, Punime në Kombinatin “Stalin”, Vizatim, Minatori, Çajupi, Demostrata -Tiranë dhe Demostrata.
1952    Ekspozita e Arteve Figurative. Veprat e paraqitura në ekspozitë: Shtypi ilegal, Portret fëmije.
1956    Ekspozita e Arteve Figurative. Veprat e paraqitura në ekspozitë: Shtypi illegal, Portret fëmije, Peizazh me plepa, Edhe unë dua të hyj në Kooperativë.
Lexo më tepër
1957    Ekspozita e Arteve Figurative. Veprat e paraqitura në ekspozitë: Ditë pazari në Krujë.Rrugë në Pazar dhe Çerçiz Topulli me çetën e tij.
1959    Ekspozita e Arteve Figurative. Veprat e paraqitura në ekspozitë: Në grykën e Shkopetit, Natyrë e qetë, Delegati, Peizazh, Në krye të detyrës, Veteranja e luftës, Kthehen nga qyteti, Ullishtat dhe Partizani i vjetër.
1962         Ekspozita e Arteve Figurative me rastin e 50 vjetorit të Pavarësisë. Veprat e paraqitura në ekspozitë: Mustafa Matohiti (bocet, vaj)
Korrik 1963        Ekspozita e Arteve Figurative kushtuar 20 vjetorit të Ushtrisë Popullore Veprat e paraqitura në ekspozitë: Enver Hoxha në mes të partizanëve dhe Leximi I komunikatës (me bashkautor Guri Madhin)
Shkurt 1965     Ekspozita e Arteve Figurative. Veprat e paraqitura në ekspozitë:Peshkatarët, Peshkatarët lexojnë gazetën.
Shkurt 1971   Ekspozita e Arteve Figurative “Portreti I klasës punëtore në AF”. Veprat e paraqitura në ekspozitë: Tezgjahistja e re, Tornitorja.
1972       Ekspozita e Arteve Figurative “Klasa punëtore në AF”. Veprat e paraqitura në ekspozitë: Peshkatarët.
1973         Ekspozita e Arteve Figurative kushtuar 30 vjetorit të Ushtrisë Popullore. Veprat e paraqitura në ekspozitë: Netët e çlirimit dhe Elektrifikimi.
1974         Ekspozita e Arteve Figurative kushtuar 30 vjetorit të  Çlirimit. Veprat e paraqitura në ekspozitë:Brigada e Fierzës.
1975        Ekspozita e Arteve Figurative kushtuar 30 vjetorit të  Flotës Ushtarake Detare. Veprat e paraqitura në ekspozitë: Në stërvitje

 Ylli Drishti Studjues arti

Fshihi detajet