Ksenofon Dilo

 

Elektrifikimi, Akuarel në letër, 47 x 67 cm, Nr. Inv. 850
Kujtimi i viteve të luftës, Vaj në kanavacë, Nr. Inv. 1042
Natyrë e qetë me shegë, Vaj në kanavacë, 49 x 70 cm, Nr. Inv. 1344

 


Ksenofon Dilo (Topovë, Gjirokastër 15.01.1932)

Piktor, skenograf, grafist, dizajn.  Mban titullin “Piktori Merituar”

Piktori Ksenofon Dilo ishte pjesë e artistëve të Realizmit Socialist të cilët u përgatitën në Akademitë lindore të kampit Socialist në Pragë-Çekosllovaki, ku ishte dhe studenti i parë në artet figurative për skenografi. Pas kthimit të tyre nga studimet, panvarësisht përpjekjeve për një liri krijuese, në shprehjet e lira artistike, këta artiste nuk mundën të ndikonin apo të ndryshonin forcën e censurës së ushtruar nga diktatura komuniste ndaj artistëve. Dilo ishte një nga artistët inovatorë të Realizmit Socialist që me kulturën e tij të gjerë intelektuale ndikoi në përgatitjen e brezave të rinj të studentve në Istitutin e Lartë te Arteve. Lexo më tepër

Ai ushtroi ndikimin e tij në krijimit e kontakteve me literaturën perëndimore që vinte në ato vite në bibliotekën e specializuar të Intitutit te Larte te Arteve (ILA),Tiranë. Në pozicionin e drejtuesit të Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA) në vitet para mbajtjes së Pleniumit të IV të KQPPSH, ai u dënua si një Drejtues me prirje liberale, drejt artit perëndimor “borgjezo – revizionist”.
Artisti Dilo ishte një skenograf dhe piktor me prirje novatore, dekorative moderne. Ai ka marrë pjesë në të gjitha veprimtaritë Kombëtare dhe Ndërkombëtare të kohës. Ksenofon Dilo është   themeluesi i skenografisë  filmike moderne shqiptare.
Në fillimet e krijimtarisë së tij ai ishte një piktor realist dhe studiues i natyrës, tipar ky që mund ta vemë re në veprat “Mbrëmje” (1961), ”Në Razëm” (1962), “Muzg” (1962). Tek disa peizazhe të tjera të tij si “Mbrëmje në pazarin e Shkodrës” (1961), “Kujtim nga dimri i kaluar”, (1963) ndjehet ndikimi nga kubizmi dhe fovizmi. Kjo prirje  u vu re më e reduktuar dhe në disa kompozime që ai ja kushtoi temës së ndërtimit socialist dhe luftës Nacional-Çlirimtare si mund të kujtojmë “Elektrifikimi”(1968), “Të gjithë kufitarë” (1975), “Pushka top” (1974). Dilo realizoi me të njëjtat prirje shume natyra të qeta me fruta, ku vëmëndja e censurës komuniste ishte më indiferente. Veprat e tij janë kryesisht pejsazhe, natyra të qeta në vaj, akuarel, dhe pastel. Në veprën e tij rëndësi të madhe ka pasur puna e tij si piktor filmi ku mund të kujtojmë filmat: “Debatik” (1961), Komisari i dritës” (1964), “Vitet e para”(1966), “Çifti ilumtur” (1977) etj. Gjithashtu ai ka shkruar skenarin e filmit “Kur zbardhi një ditë” (1968), “Përse bie kjo daulle” (1970) dhe më vonë filmin serial “I treti” (1977). Gjatë punës si kostumograf ne Teatrin e Operes dhe Baletit

(TOB), studjoi me mjaft vëmëndje kostumet origjinale të zonave të Shqipërisë, Kosovës dhe Janinës, duke krijuar kostume tradicionale skenike të stilizuar për trupën e baletit shqiptar dhe ansamblin shtetëror të këngëve dhe valleve popullore. Artisti Dilo ka realizuar skenografinë dhe kostumet e operave shqiptare “Mrika”, “Komisari”, “Vjosa” dhe dekoret e tri festivaleve të parë folklorikë kombëtarë që  zhvilloheshin në Gjirokastër (1968, 1973, 1978).

Artisti ekspozoi për herë të parë në vitin 1959 me një punim në peizazh në Ekspozitën Kombëtare të 15 vjetorit të Çlirimit. Në vitin 1973 ekspozoi në Grac – Austri dhe vizitoi Parisin së bashku me piktorin Danish Jukniu dhe skulptorin Kristaq Rama. Veprat e tij në pikturë u ekspozuan në ekspozitën e tij vetjake në Moskë (1959), në Ekspozitën e Pllakatit (1960),në Bienalen e Aleksandrisë (Egjipt), në Bienalen e Ankarasë, 1986 (Turqi), Itali, Francë , Greqi etj.

Fshihi detajet

 

Biografia

Ksenofon Dilo u lind në vitin 1932 në fshatin malor Topovë në zonën e Zagorisë (Gjirokastër). Në vitet e luftës së dytë botërore banoi në Tiranë ku vazhdoi studimet në gjimnazin e qytetit si, ku gjithashtu gjatë dy viteve të fundit të studimeve u morr me karikaturë dhe letërsi. Ishte anëtar i “Lidhjes se shkrimtareve” dhe pjesë në ekspozitat e grupit “Nëntori”. Ksenofon Dilo ka botuar karikaturat në revistën humoristike – satirike “Hosteni”, shkrimet e tij të ndryshme mbi artin shqiptar, mbi ekspozitat e kohës si dhe mbi artiste të veçantë në gazetën ‘Drita” ku ishte dhe një ndër themeluesit e saj,“Zëri i Popullit” dhe revistën “Nëntori”,“Ylli”, ”Shqiptarja e Re” etj.  Lexo më tepër

Veprat e tij gjënden në shumë koleksione në Galeri private në vënd dhe në koleksione private brenda dhe jashtë vëndit, në Çeki, Gjemani, Francë, Itali, Austri, Spanjë, Finlandë, Danimarkë, Japoni, Kore e Jugut, Sllovaki, Zvicër, etj. Në Galerinë Kombëtare të Arteve ndodhen rreth 52 punime në gjini të ndryshme.

(1948-1952)  
Kreu Liceun Artistik Jordan Misja (LAJM), Tiranë ne degen e  pikturës nën drejtimin e piktorit Sadik Kaceli, Abdurrahim Buza dhe Odise Paskali

(1952-1958)
Vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë të Arteve të Aplikuara, në Pragë, në ateljenë e  Josef  Novak duke u specializuar si piktor filmi

1958-1969
Piktor filmi në Kinostudion “Shqipëria e Re”

1969-1972
Dekan në fakultetin e arteve figurative në ILA, Tiranë

1972-1973
Sekretar i LSHA të Shqipërisë

1973-1987
Punoi gjithashtu si Skenograf dhe kostumograf në TOB dhe Asamblin e Këngëve dhe valleve Popullore

1987-1992
Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë

Aktualisht jeton dhe punon në Tiranë

Ekspozita Personale
1960 Ekspozita e Pllakatit, Moskë , Rusi

Ekspozita Kolektive
1988  Ekspozita Kombëtare e Skenografisë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1986 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 45 vjetorit të krijimit të Partisë së Punës së Shqiperisë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1984 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 40 vjetorit të Çlirimit të Atdheut ,Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1982 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 70 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1978 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1975  Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative dhe e  fotografisë kushtuar 30 vjetorit te Flotës Luftarake Detare, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1975 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative e fotografisë artistike kushtuar 30 vjetorit të krijimit të armës së kufirit dhe policisë popullore, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1974 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 30 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1973 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 30 vjetorit të Ushtrisë Popullore, salla ekspozitave pranë Teatrit Kombëtar, Tiranë
1959 Ekspozitën Kombëtare të 15 vjetorit të Çlirimit.

1973 Ekspozita në Grac, Austri

1959 Bienale e Aleksandrisë (Egjipt)

1986 Bienale e Ankarasë, (Turqi)

Esmeralda Dalipi
Studjuese / Kuratore arti

Fshihi detajet