Zef Shoshi

 

Malësorja e vogël, 1975, Vaj në kanavacë, 50 x 41 cm, Nr. Inv.2451, Koleksioni i GKA
Kallmetorja, 1982, Vaj në kanavacë, 45.5 x 56 cm, Nr. Inv.3125, Koleksioni i GKA
Krijimi i kooperativës në malësi, 1974, Vaj në kanavacë, 184 x 220.5 cm, Nr. Inv.1604, Koleksioni i GKA

 

Me një krijimtari më shumë se gjysëm shekulli, Zef Shoshi është nga ata artistë që kanë krijuar në dy kohë të ndara si me thikë. Por edhe pas rënies së idelogjisë komuniste dhe perdes së hekurt, arti dhe veprat e Shoshit vijuan ta ruajnë frymën realiste. Si produkt tipik i stilit akademik dhe realizmit socialist, e pa dalë jashtë një kuadrati të tillë figurativ, Shoshi ka lëvruar, gjithashtu, jo vetëm pikturën akademike, peizazhin, portretin dhe natyrën e qetë, por edhe temat historike, ashtu dhe jetën e njerëzve të thjeshtë, Njeriun e Ri dhe personazhe anonimë në gjeste të lira, të cilët na i “shoshit” në detaje situatash përditshmërie. E veçanërisht, gratë me veshje shumëngjyrëshe dhe paraqitjen e detajuar të kostumografisë së krahinës së Zadrimës, gurra e inspirimit për larminë e gamës kromatike të tij.Lexo më tepër
Janë të njohura tablotë e autorit nga Lufta Nacional-Çlirimtare, ashtu si edhe tablotë për udhëheqësin e kohës, cilësia dhe realizimi i të cilave përcaktoi në një farë mënyre edhe të ardhmen e tij. Kujtojmë  veprat ”Portret i Enver Hoxhës” (1974), ”Gju më gju me popullin” (1976), “Enver Hoxha gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare” (1976), “Bisedë për tokën” (1977), “Mbledhja e Moskës” (1981), etj.  Këto piktura, që në atë kohë njohën disa shumëfishime si portrete zyrtare të udhëheqësit,  mundësuan nga ana tjetër një farë lirie në jetën e tij, por edhe realizimin e veprave të tjera si “Burri me shat”, “Gruaja në punë”, “Aviatori”, “Vajzat punëtore të superfosfatit të Laçit”, “Prashitja”, “Partizanët”, etj. Përtej idesë për të cilën u realizuan, sot, në një kohë kur piktura e realizmit socialist gjithnjë e më shumë merr vlerën e kompleksitetit që mbart, këto vepra kanë gjithashtu edhe vlera dokumentuese të një kohe. Pas 1990-ës, e gjejmë sërish nën realizmin konstant të temave të preferuara të tij, porse tanimë dhe me më shumë ngjyra, ku vlejnë për t’u përmendur vepra si “Malësorja”, “Malësori”, “Zadrimorja”, ”Mirditorja”, “Gruaja Shkodrane”, “Festivalistja në Gjirokastër”, apo edhe nudot. Zef Shoshi është jo vetëm një piktor i rëndësishëm shqiptar, por edhe një vizatues i shkëlqyer, një skicuespar excellence. Në vizatimin e Shoshit del në pah një elegancë e lindur, evidentohet një koherencë dhe përqëndrim constant,  karakteristika këto të cilat e ndjekin që nga fëmijëria, qysh atëherë kur vizatonte detin e Ulqinit apo kopjonte kanavacën e Da Vinçit. Për Shoshin studimi i subjektit nëpërmjet vizatimit bëhet me të njëjtin seriozitet si procesi për përfundimin e pikturës.

Artan Shabani - Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë

Fshihi detajet

 

Piktori Zef Shoshi është një nga  artistët më të rëndësishëm të arteve pamore të shekullit të XX-të në Shqipëri. Formimin e mesëm artistik Zef Shoshi e kryeu në Liceun Artistik ”Jordan Misja”, Tiranë (1952-1956). Gjatë viteve 1957–1961, Zef Shoshi ishte student në Instituti “Ilya Repin” në Shën Petërsburg (Rusi), por u diplomua në Tiranë në Institutin e Arteve, më 1962, me tablonë “Kooperativistët shkojnë në punë”. Gjatë viteve studentore, Shoshi i ri ishte vizitor i rregullt i Galerisë “Ermitazh” dhe vizitonte kryesisht sallën ku ishin të ekspozuara veprat e Rembrandit, që ai i admironte. Këtu ai vendosi “të qëndronte” tek ky art, duke krijuar tablo pas tabloje imazhin e një piktori me prirje të fuqishme  realiste. Në vazhdimësi ai ishte mjaft kërkues, veçanërisht ndaj ngjyrës dhe dritës diellore në tablo, një veti që e ndoqi dhe e ndjek gjatë gjithë jetës artistin.Lexo më tepër
Piktori Zef Shoshi ishte pjesë e brezit të ri të artistëve shqiptarë që kontribuan në zhvillimin e pikturës shqiptare në vitet e vështira 1960 - 1990, në kushtet e rregullave të ngurta të Realizmit Socialist, veçanërisht pas vitit 1973. Ai ishte nga pjesëmarrësit aktivë në Konkurset dhe Ekspozitat Kombëtare të kohës. Zef Shoshi është një artist shumëdimensional dhe gjatë krijimtarisë së gjatë 55 vjeçare ka krijuar tablo - kompozicionale, portrete, peizazhe, postera, ilustrime për fëmijë, kopertina librash, vizatime dhe grafika. Ai shtjelloi në tablotë kompozicionale temat historike, temat nga lufta Nacional –Çlirimtare, temat nga klasa punëtore, temat nga bujqësia (zona e Zadrimës), temat në mbështetje të propagandës partiake komuniste si dhe një seri tablosh kushtuar figurës së Enver Hoxhës. Artisti Shoshi në  kompozimet piktorike pati dy drejtime të rëndësishme e kryesore, temën e punës në bujqësi duke u përqëndruar në zonën e Zadrimës, ku ai është më i çliruar nga i ashtuquajturi “arti i propagandës” dhe drejtimi i dytë është tema e Luftës Nacional-Çlirimtare dhe e ndërtimit të socializmit ku veçojmë serinë e kompozimeve me figurën e udhëheqësit komunist Enver Hoxha. Tablotë e tij janë në përgjithësi optimiste dhe me dritë.  Në historinë e arteve pamore shqiptare Zef Shoshi zë një vend të veçantë, ku ai krijoi imazhin e një artisti serioz realist. Shoshi krijoi individualitetin e tij artistik të veçantë ku evidentohet dashuria që artisti ka për njeriun e thjeshtë, për punën e tij si dhe për historinë e vendit të tij. Koleksioni i madh i veprave piktorike që ai krijoi, është pjesë e  thesarit të arteve pamore shqiptare.

Ylli Drishti, Kurator, GKA, Tiranë

Fshihi detajet

 

Ata të cilët kanë kaluar një pjesë të konsiderueshme të jetës së tyre nën ndikimin e realizimit socialist, kanë krijuar një imazh mbi jetën e diktaturës, dhe ndoshta ky imazh i krijuar i ka ndjekur dhe i është bërë i paharrueshëm nga veprat e artit të realizuara gjatë kësaj periudhe. Në atë kohë klima krijuese ishte një klimë nënshtrimi ndaj rregullave të regjimit dhe është shumë interesante të studiohen, të njihen dhe të ekspozohen vepra të artistëve të saj kohe po aq të ngjashëm në aparencë, aq të veçuar dhe të ndryshëm në botën intime të krijimtarisë. Zef Shoshi, një realist i cili përkujdeset për detajet më të vogla, një peizazhist i shkëlqyer, portretist dhe mjeshtër në përfaqësimin e figurës njerëzore, ku mund ta konsiderojmë një nga piktorët që përfaqëson më së miri realizmin socialist në artin shqiptar.Lexo më tepër
Ishte një nga piktorët i cili u dashurua plotësisht pas portretit të njeriut dhe vizatimit të figurës realiste duke mos u shkëputur asnjëherë nga ilustrimi i këtij subjekti në veprën e tij. Një burrë në dukje i heshtur, i mbuluar nga një koracë e fortë, por që në brendësi fsheh një botë morale dhe shpirtërore shumë të pasur të cilën e zbulojmë në bashkëbisedime me të, ku me një memorie aq të saktë sa që lë mbresa, tregon me detaje historinë që fshihet pas profesionit të tij si artist dhe veprave të realizuara. Lidhja e tij me pikturën ndërthuret ngushtë me pasionin dhe talentin e të atit Pashko Shoshi, një nënpunës banke i cili pikturën arriti ta ushtrojë vetëm në mënyrë amatoriale. Babai i tij mund të konsiderohet si iniciator dhe ushqyes i talentit të Shoshit gjithashtu dhe shkak i këmbënguljes së tij në kërkimin e një realizmi perfekt. Ai i caktonte detyra dhe një ndër to ishte që çdo ditë të kopjonte pikturat e mjeshtërit të madh Leonardo Da Vinçi, nga një libër që i kishte dhuruar. Ndoshta kjo ishte arsyeja që në punën e tij Zef Shoshi kërkon perfeksionin gjatë gjithë periudhës së tij krijuese. Vepra e Zef Shoshit përfshin një periudhë krijimi të ndarë në dy kohë e cila fillon gjatë periudhës socialiste dhe vazhdon deri në ditët tona. Në studion e tij mund të studiohen punime të disa gjinive, duke filluar nga peizazhi, portreti, figura të kompozuara të modelit familjar dhe kompozime e figura të modeleve epiko‑lirike me një stil piktorik të dallueshëm, plot ndërgjegjshmëri e të konsoliduar në vite.
Esmeralda Dalipi ,Kuratore, GKA, Tiranë

Fshihi detajet

 

BIOGRAFIA

Zef Shoshi u lind në Tiranë më 02 shkurt, 1939. Shkollën e mesme e kreu në LA “Jordan Misja”(1952- 1956). Studimet e larta i ndoqi në Institutin“Ilya Repin” në Shën Petërsburg (Rusi), (1957-1961), ndërsa diplomën e mbrojti në Istitutin e Arteve, Tiranë. Ka punuar si Pedagog në Liceun Artistik “Jordan Misja” (1962-1965), Tiranë. Në vitet 1965-1966 ka punuar si piktor, restaurator në Institutin e Monumenteve të Kulturës, Tiranë. Ndërsa në vitet 1966-1974 ka punuar si Piktor në Shtëpitë Botuese “Naim Frashëri” dhe “8 Nëntori”, Tiranë. Ka punuar gjithashtu si Pedagog i jashtëm në Institutin e Lartë të Arteve (1976 – 1991). Kalon në krijimtari të lirë nga  viti 1993. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive në vënd dhe jashtë vëndit ku është shpërblyer dhe me disa çmime. Veprat e tij gjenden në shumë koleksione, galeri dhe muze kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Aktualisht jeton dhe punon në Tiranë.Lexo më tepër

Koleksione

Galeria Kombetare e Arteve, Tirane, Shqipëri
Galeria e Arteve, Elbasan, Shqipëri
Galeria e Arteve, Vlorë, Shqipëri
Muzeu”Gjergj Kastrioti”, Krujë, Shqipëri
Veprat e tij ndodhen gjithashtu në tetëmbëdhjetë Koleksione Private në Shqipëri dhe jashtë saj.

Vlerësime

1984: Çmimi i dytë, në portret, ekspozita kushtuar 40 vjetorit të Çlirimit, Galeria Kombëtare e Arteve
1983: Piktor i Merituar, me ceremoni të posaçme të organizuar në Muzeu Historik Kombëtar , Tiranë
1979: Çmimi i Republikës së shkallës së II-të, “Krijimi i kooperativës në malësi”
1974: Çmimi i parë, në portret, ekspozita kushtuar 30 vjetorit të Çlirimit, Galeria Kombëtare e Arteve
1973: Çmimi i parë, në grafikë, Galeria Kombëtare e Arteve
1969: Çmimi i dytë, në portret, ekspozita kushtuar 25 vjetorit të Çlirimit, Teatri Kombëtar  “Kujtim Spahivogli”
1968: Çmimi i tretë, në grafikë, ekspozita kushtuar 25 vjetorit të Krijimit të Ushtrisë, Pallati i Madh i           Kulturës, Tiranë
1964: Çmimi i parë për tablonë “Mjelëset”, Komiteti i marrëdhënieve me botën e jashtme, Tiranë

Edukimi

1952-1956: Liceu Artistik “Jordan Misja” 
1957-1961: Instituti “Ilya Repin” në Shën Petërsburg, Leningrad, Rusi      
1962: Istituti i Arteve, Tiranë

Ekspozita personale

2017: Ekspozitë personale, Galeria Kombëtare e Kosovës , Prishtinë, Kosovë
2010: Ekspozitë personale, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
2002: Ekspozitë retrospektive, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1999: Ekspozitë personale, Galeria XXI, Tiranë
1996: Palazzo Cornoldi, Venecia, Itali 
1966: Ekspozita vetjake, Shtëpia e Kulturës “Ali Kelmendi”, Korçë

Ekspozita kolektive

2017: EMST-National Museum of Contemporary Art Athens documenta 14. Athinë, Greqi*
2016: “Albanie, 1207 Km Est ”, Muzeu Mucem, Marseille, Francë
2016: “Skënderbeu në artin pamor shqiptar”, Maison d’Albanie, Paris, Francë*
2015: “Rrugëtim Shqiptar” Koleksioni i Galerisë Kombëtare të Arteve dhe artistë bashkëkohës, Godina e Parlamentit të Dyseldorfit, Gjermani *
2015: Realizmi Socialist Shqiptar në Galerinë Kombëtare të Kosovës, Prishtinë, Kosovë*
2014: 100 vjet Vizatimi Shqiptar, Galeria Kombëtare e Arteve , Tiranë *
2007: Ekspozita "Vizion dhe shprehi", Galeria Kombëtare e Kinës, Pekin
2002: Ekspozita Tiran(i)a, “Centre de Cultura Contemporània de Barcelona”, kurator Bashkim Shehu, CCB Barcelonë, Spanjë
1989: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 45 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1986: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 45 vjetorit të krijimit të Partisë së Punës së Shqiperisë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1986: Ekspozita e Arteve Figurative e Republikës së Shqipërisë, Turqi
1985: Ekspozita me titull “Arti shqiptar në shekuj” në Muzeun “Pigorini”, Romë, Itali
1985: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative  kushtuar 30 vjetorit të Bashkimeve Profesionale, Galeria Kombëtare e Arteve , Tiranë
1985: Ekspozita “Peizazhi shqiptar”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1984: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 40 vjetorit të Çlirimit të Atdheut ,Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1984: Ekspozita Retrospektivë “Figura dhe Vepra e shokut E.Hoxha në Arte Figurative ”,  Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë *
1984: Ekspozita e Arteve Figurative e Republikës së Shqipërisë, Austri*
1983: Bienale e Aleksandrisë, Egjipt 
1983: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative, kushtuar 40 vjetorit të krijimit të Ushtrisë Popullore , Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1983: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative  kushtuar 40 vjetorit të Ushtrisë Popullore, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1983: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative për Kongresin e 9-të të Bashkimi i Grave të Shqiperisë, Durrës
1982: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 70 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1979: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 35 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1978: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative me temë fshati, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1978: Ekspozita organizuar nga Bashkësia Krahinore e Kulturës, Shoqata e Artistëve Figurativë dhe Artistëve Aplikativë të Kosovës dhe Shtëpia e Rinisë “Boro e Ramizi”, në Shtëpinë e Rinisë “Boro e Ramizi, Prishtinë
1978: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1978: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 35 vjetorit të Ushtrisë Popullore, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë *
1978: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar gruas, Durrës
1977: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 65 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Vlorë
1977: Ekspozita e Arteve Figurative, Elbasan
1977: Ekspozita e Arteve Figurative e Republikes se Shqipërisë në Algjer, Algjeri
1977: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative e Bujqësisë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1976: Ekspozita e Arteve Figurative, Fier
1976: Ekspozita “Java e Kulturës në Paris”, Paris
1976: Ekspozita e Arteve Figurative , Shtëpia e Kulturës, Tepelenë
1976: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 35 vjetorit të Partise së Punës së Shqipërisë dhe kongresit të saj të 7-të, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë *
1975: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative e fotografisë artistike kushtuar 30 vjetorit të krijimit të armës së kufirit dhe policisë popullore, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1975: Ekspozita e Arteve Figurative e RPS të Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës
1974: Ekspozita e 4 piktorëve shqiptarë, Galeria “Atheneum Rumun”, Bukuresht, Rumani
1974: Ekspozita e Artit Figurativ me titull: “Arti shqiptar në shekuj”, Petite Palais, Paris, Francë
1974: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 30 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1973: Ekspozita e Arteve Figurative e Republikës së Shqipërisë, Graz, Austri, Organizuar nga Shoqata e Artistëve, Franz Klippstaetter Spielfeld Pour Accociation Des Artiste Werksbund Graz-Autriche
1973: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 30 vjetorit të Ushtrisë Popullore, salla ekspozitave pranë Teatrit Kombëtar , Tiranë
1972: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative  “Klasa punëtore në artet figurative”, salla ekspozitave pranë Teatrit Kombëtar, Tiranë
1972: Ekspozita e Arteve Figurative e Republikës së Shqipërisë, organizuar nga Shoqata e Artistëve Figurativë të Kosovës, Teatri Krahinor, Prishtinë, Kosovë
1972: Ekspozita e Arteve Figurative e Republikës së Shqipërisë, Bukuresht, Rumani
1971: Ekspozita e Arteve Figurative e Republikës së  Shqipërisë ,Vienë, Austri.
1971: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative “Portreti i Klasës Punëtore në Artet Figurative”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1971: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 30 vjetorit të krijimit të Partisë së Punës së Shqipërise, salla ekspozitave pranë Teatrit Kombëtar , Tiranë *
1970: Ekspozita e Arteve Figurative e Republikës së Shqipërisë, Pallati Palffy, Vjenë, Austri
1969: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 25 vjetorit të çlirimit të atdheut “25 vjet Shqipëri Socialiste”, salla ekspozitave pranë Teatrit Kombëtar , Tiranë *
1968:  Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 500 vjetorit të vdekjes së Skëndërbeut, salla ekspozitave pranë Teatrit Kombëtar, Tiranë
1967: Ekspozita në Republikën e Kinës në “Pallatin e Madh të Arteve”, Pekin
1965 -1966: Bienale e VI-të e Aleksandrisë, Egjipt
1964: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 20 vjetorit të Çlirimit të Atdheut
1963: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative  kushtuar 20 vjetorit të Ushtrisë Popullore, Komiteti i Marrëdhënieve me Botën e Jashtme

Fshihi detajet