Agim Faja

 

Lufta për bukën, luftë për socializëm, Vaj në beze, 79 x 39.5 cm, Nr. Inv. 1953
Vagonisti, Grafik në letër, 22 x 15.5 cm, Nr. Inv. 2688
Tufa e kooperativës, Akuarel në karton, 50 x 70 cm, Nr. Inv. 2493

 

Agim Faja  (Eminas i Vogël, Shijak 14.03.1939 - 27.06.2017)  Piktor

Piktori Agim Faja është një ndër piktorët e Realizmit Socialist që e filloi krijimtarinë e tij në mesin e viteve ’60 të shekullit XX. Tema e tij kryesore ishte bujqësia dhe jeta e fshatit. Ai jetoi dhe krijoi në qytetin e vogël të Shijakut, duke u evidentuar edhe si një piktor illustrator mjaft i rëndësishëm veçanërisht për revistat e fëmijëve. Djali i mësuesit Hamdi Faja (“Mësues i Merituar”), Agimi do të merrte mësimet e para për pikturë në kursin e vizatimit në Elbasan nga piktori Vasil Toli. Faja kishte filluar shkollën e mesme pedagogjike në këtë qytet, por pasioni për pikturën e shtyn të vazhdojë studimet për arte. Kreu Liceun Artistik ”Jordan Misja”, Tiranë për pikturë në vitet 1954-1958 në klasën e pedagogëve Abdurrahim Buza, Sadik Kaceli, Kristina Koljaka dhe Kel Kodheli. Lexo më tepër
Artisti Agim Faja ishte një nga studentët e grupit të parë që mbaruan Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë 1960-1964 në ateljenë e drejtuar nga pedagogët Guri Madhi dhe Vilson Kilica. Pas studimeve kthehet në vendlindje dhe ishte mësues vizatimi në shkollat e Shijakut deri në vitin 1970, kur doli në profesion të lirë si piktor. Faja ekspozoi për herë të parë në publik në vitin 1959, ku morri pjesë në Ekspozitën Kombëtare në Tiranë dhe në atë lokale në Durrës. Tërhiqet nga tabloja kompozicionale, trajton peizazhin, portretin dhe merr pjesë vazhdimisht në ekspozitat dhe konkurset e arteve pamore të para viteve 1990, ku trajtoi temat e ndërtimit të socializmit, gjithmonë me mjete realiste piktorike. Ndër punimet e Fajës kujtojmë “Fëmijët në Erzen”, 1961 (studio e artistit), “Bisedë e përzemërt”, 1963 (studio e artistit), ”Verë e vitit 1965”, (GKA,Tiranë), “Pranvera”, 1960, (tempera GKA, Tiranë), “Mbrëmje”, 1965 (GKA,Tiranë), “Mëngjes fshatar”,1969 (linoleum, GKA,Tiranë), “Mbledhja e ullinjve” 1989, etj. Piktori Agim Faja ka çelur disa ekspozita vetjake, duke filluar nga viti 1968. Agim Faja ka qënë piktori ilustrator i revistës për fëmijë “Fatosi” që në botimin e numrit të parë të saj në 1959 deri në vtin 1974. Ai ka ilustruar mbi njëqind tituj botimesh të ndryshme kryesisht për fëmijë ndërmjet të cilave “Abetaren” të 1971. Artisti Agim Faja ka qënë vlerësuar me çmime artistike për krijimtarinë e tij në ekspozita dhe konkurse të ndryshme duke filluar nga viti 1965. Aktiv, organizator dhe njeri i përkushtuar ndaj arteve, Faja ndikoi dukshëm me personalitetin e tij në krijimin e figurës së artistit, në atmosferën artistike të Shijakut, qytetit të vogël ku jetonte, por edhe në qytetin e Durrësit.  Në vitin 1996 shpallet “Pishtar i Demokracisë” dhe “Qytetar Nderi” i qytetit Shijak në vitin 1999. Piktori Faja i ka ekspozuar veprat e tij edhe jashtë Shqipërisë, ku mund të kujtojmë Bienalen e Aleksandrisë, në vitin 1967 me tablonë “Verë e vitit 1965”, në ekspozitat kolektive në Kinë, Vietnam, Algjeri, ish Jugosllavi. Në fondin e GKA, Tiranë nga krijimtaria e artistit ruhen 24 (njëzetëekatër) tituj punimesh të viteve 1965-1982. Gjithashtu punime të artistit ndodhen në GKA, Durrës si dhe në institucione të ndryshme shtetërore, koleksione private dhe në studion e autorit.

Ylli Drishti / Studjues arti

Fshihi detajet

 

Biografia

14.03.1939 Lindi në Shijak (Eminas i Vogël), në familjen e mësuesit Hamdi dhe shtëpijakes Bejte (Gjoshi) dhe ishte djali i dytë i pesë djemve të familje Faja.
1946-1952 Kreu shkollën fillore në vendlindje.
1952-1953 Kreu vitin e parë në shkollën pedagogjike “10 Korriku” (sot “Luigj Gurakuqi”), Elbasan, nën drejtimin e pedagogut të vizatimit Vasil Toli si dhe frekuentoi kursin e vizatimit në Pallatim e Kulturës, por i ndërpreu studimet për arsye shëndetësore.
1954 -1958 Kryen studimet e mesme në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, dy vitet e para në degën e dekoracionit dhe dy vitet e tjera në degën e pikturës. Pedagogët  gjatë viteve të studimit në Lice kanë qenë Sadik Kaceli (pikturë), Abdurrahim Buza (pllakat, tekstil dhe skenografi), Kel Kodheli (vizatim, viti i katërt), Kristina Koljaka (vizatim në vitin e parë dhe të dytë) , Androniqi Antoniu, Janaq Paço (plastikë) dhe Arqile Papadhimitri (perspektivë). Gjatë viteve në Liceun artistik ka qënë bashkënxënës me Naxhi Bakallin, Agim Zajmin, Pandi Melen, Fatbardha Shkupin,  Skënder Milorin dhe Petrit Rakipin,
1958-1960 Ishte mësues vizatimi dhe gjeografie në shkollën 8 vjeçare në Shijak dhe Maminas.
Lexo më tepër
1960-1964 Më janar të vitit 1960 filloi studimet e larta në Institutin e Arteve, Tiranë. Diploma titullohej “Ndërtuesit e lumturisë” (temë nga ndërtimi, 214 x 115 cm) dhe e mbrojti më 24.06.1964 dhe udhëheqës i diplomës ishin Vilson Kilica dhe oponent Niko Progri. Studjoi nën drejtimin e pedagogëve Vilson Kilica (në lëndën e vizatimit  në të tëra vitet)  dhe Guri Madhi.
1967 Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë
1970 Piktor në profesion të lirë. Artisti ka realizuar mbi 400 punime në teknika dhe gjini të ndryshme.
1970-1974 Kryetar i Degës së Arteve figurative të LSHASH dhe më tej anëtar i Kryesisë së saj si dhe anëtar i Komitetit Drejtues të LSHASH

Ekspozita vetjake

1968-1969 Ekspozitë me 54 punime në teknika të ndryshme. U çel në Shijak në 15.10.1968 në kuadrin e festimit të ‘60 vjetorit të ditëlindjes së Enver Hoxhës. Kjo ekspozitë u çel në qytetin e Durrësit më 05.11.1968 e u shoqërua me një fletëpalosje të thjeshtë me listën e punimeve, në Kavajë në 06.12.1968,  në Tiranë në 18.01.1968 dhe në Shkodër në 23.02.1969.
1972 Ekspozitë me 37 punime me titull “Në minierë” (peizazhe dhe portrete) në teknika të ndryshme sëbashku me ciklin grafik “Minatorët” (me 10 fletë grafike). Kjo ekspozitë u çel në Minierën e Manzës, 1972 dhe në Durrës, 1972.
1981 Ekspozitë me 73 punime me titull “Peizazhe të vendlindjes”, (kryesisht peizazhe) në teknika të ndryshme. Kjo ekspozitë u çel në qytetin e Shijakut në 1981, në  Durrës në 1981, në Tiranë, 1981. Ekspozita u shoqërua me një Fletëpalosje  të thjeshtë bardh e zi, ku evidentohej lista e punimeve.
1983 Ekspozitë vetjake “Peizazhet e vendlindjes” GKA, Tiranë
1988 Ekspozitë vetjake

Ekspozita e përbashkët me piktorin Foto Stamo

1982-1984 Ekspozitë me 119 (njëqindenëntëmbëdhjetë) punime me titull “Midis minatorëve”, piktori Faja ekspozoi 70 (shtatëdhjetë) punime në vaj dhe teknika të ndryshme. Kjo ekspozitë u çel në Korpusin industrial të Gurit të Kuq, Pogradec 1982, në Pallatin e Kulturës, Tiranë 1983,në Durrës 1984 dhe Shijak 1984. U shoqërua me një fletëpalosje të thjeshtë me listën e punimeve.

Pjesëmarrje në Ekspozita Kolektive të ndryshme

1966 Ekspozoi për herë të parë në Ekspozitën Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar Kongresit të 6 (gjashtë) të 25 vjetorit të themelimit të PPSH,  tablonë “Verë e vitit 1965” (lufta kundër thatësirës) 300 x 100 cm
1970 Ekspozita Kombëtare e Piktorëve dhe Skulptorëve të Rinj “Rinia në punë dhe në jetë “, Tiranë, me veprat “ Bijtë e Partisë”, “ Pas Punës”
1971 Ekspozita Portreti i Klasës Punëtore në Artet Figurative, vepra “ Në Minieren e Manzës“
1973 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative “30 Vjet Ushtri Popullore”  kushtuar 30 vjetorit të Ushtrisë Popullore me veprat “Heronjte e Vigut”
1974 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 30 Vjetorit të Çlirimit te Atdheut , Tiranë, veprat  “ Në Emër të jetës”,  “Cikël Ilustrimesh – “Krevati i Perandorit” , “Ilustime për fëmijë”
1975 Ekspozita e Arteve Figurative dhe e Fotografisë kushtuar 30 Vjetorit të FLD, Tiranë, vepra “Për nder të Flamurit”
1976 Ekspozita e 35 Vjetorit të PPSH, Vepra “ Ne jemi pranvera që solli partia”, “ Gjithmonë pranë i kemi”
1977 Ekspozita Kombëtare e Bujqësisë , Tiranë, 3 vepra  Triptikë “Lufta për bukën, luftë për socializëm”
1978 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 35 Vjetorit të Ushtrisë Popullore
1978 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 100  Vjetorit  të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të PPSH në Tiranë,veprat   “Shqipëri o mëma ime” dhe “ Vëllezërit pishtarë”
1978 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative me temë Fshatin, vepra triptike “Lufta për bukën luftë për socializëm”
1979 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 35 Vjetorit të Çlirimit të Atdheut në Tiranë, Veprat “ Viti 1914 (rebelët)” , “Mbrëmje në bregdet”
1981 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 40 Vjetorit  të themelimit të Partisë,  Vepra me Ilustrime te poemës “ Ashtu Myzeqe“  të Aleks Cacit
1984 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 40 Vjetorit të Çlirimit të Atdheut , Tiranë, Vepra  “Zgjedhjet e para”
1986 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative për nder të 45 vjetorit të Themelimit të PPSH, Vepra “ Përurimi i  kanalit të Jubës”

Botime të autorit

1963 “Mëso të vizatosh”, vëllim me vizatime për fëmijët e kopshteve
1966 “Aventurat e lepurushit”, vëllim me tregime të ilustruara për fëmijë
1971 “Altini dhe Blerina”, vëllim me tregime të ilustruara për fëmijë             
1979 “E vogla Ani dhe Tritani”, vëllim me tregime të ilustruara për fëmijë
Ka botuar 98 shkrime mbi artin figurativ dhe problematikat  e tij në revistën “Nëntori”, gazetën “Drita”, “Mësuesi”, “Zëri i Rinisë”, “Adriatiku” etj. si dhe shkrime me karakter historik të zonës së Shijakut. Ka realizuar mbi 100 biseda në takime të ndryshme me nxënës, studentë e artdashës të ndryshëm. Duke filluar nga mosha 15 vjeçare botoi më 1954 poezinë e parë kushtuar ardheut (“Të dua atdhe”) , ka botuar 145 poezi në median e shkruar të kohës.

Vepra të autorit në Galeri dhe institucione të tjera

Në qytetin e Durrësit
“Besnik i idealit”, 1964, kompozim, vaj, GA, Durrës
“Biri i Partisë”, 1967, triptik, tush, Klubi i Portit Detar, Durrës.
“Portret i Skënderbeut”, 1967, vaj, GA, Durrës
“Trim mbi trimat ai Gjergj o Kastrioti”, triptik vizatim, sepia, GA, Durrës

Në qytetin e Tiranës
“Kushtrimi i lirisë”, 1967, vaj, Pallati i Brigadave, Tiranë
“Peizazh”, 1965, akuarel, Pallati i Kulturës , Tiranë
“Para fluturimit” 1968, vaj, kompozim, Shtëpia Qëndrore e UP,Tiranë
“Avionët në remont”, 1968, vaj, Shtëpia Qëndrore e UP, Tiranë

Vepra të autorit në GKA, Tiranë

1.- “Verë e vitit 1965”, 300 x 115 cm, vaj mbi kanavacë,   ekspozuar në Ekspozitën Kombëtare të 25 vjetorit të themelimit të PPSH,
2.- “Kur vjen pranvera”, 1965, akuarel & pastel mbi letër, 35 x 52 cm
3.-“Në fushë”, 1965, akuarel & pastel mbi letër, 31 x 51 cm
4.- “Mbrëmje” 1965, akuarel & vaj mbi letër, 44 x 54 cm
5.-“Mëngjes fshatarak”, 1969, grafikë në linoleum, letër, 35 x 69 cm
6.- “Pranverë”, 1966, akuarel në letër, 35 x 52 cm
7.- “Arra e korrur”, 1965, akuarel në letër, 21 x 30 cm
8.- “Peizazh” 1965, akuarel në letër, 23 x 46 cm
9.- “Miniera e Manzës”, 1970 -1971, vaj mbi kanavacë, 50.5 x 71 cm   
10.-“Krevati i Perandorit”, 1974 (cikël me 5 punime) secili me dimensione 20 x 30 cm
11.-“Fëmijët”, 1976, vaj mbi beze (ekspozita e aviaconit), 51 x 89 cm
12.-“Gjithmonë pranë i kemi”, 1976, vaj mbi beze (ekspozita e 35 vjetorit të PPSH), 81 x 81 cm
13.-“Lufta për bukën-Luftë për socializmin (triptik), 1977, vaj mbi beze, 39.5  x 79 cm
14.-“Poezi për qytetin tim”,1973, akuarel, karton, 34 x 48 cm, ekspozuar në ekspozitën vetjake të autorit të vitit 1981
15.-“Të korrura të begatëshme”, 1973, akuarel, karton,  45 x 60 cm, ekspozuar në ekspozitën vetjake të autorit të vitit 1981
16.-“Mëngjes dimëror”, 1975, akuarel, karton,  35 x 41 cm, ekspozuar në ekspozitën vetjake të autorit të vitit 1981
17.-“Tufa e kooperativës”, 1973,  akuarel, karton, 50 x 70 cm, ekspozuar në ekspozitën vetjake të autorit të vitit 1981
18.-“Degë dhe gjethe”, 1973, akuarel, karton, 48 x 50 cm, ekspozuar në ekspozitën vetjake të autorit të vitit 1981
19.- “Mëngjes dimri”, 1973, akuarel, karton, 48 x 34 cm, ekspozuar në ekspozitën vetjake të autorit të vitit 1981
20.- “Në Tremozh”, grafikë në linoleum, letër, 22 x 15.5 cm
21.- “Në ballin e avancimit”, grafikë në linoleum, letër, 22 x 15.5 cm
22.- “Vagonisti”, grafikë në linoleum, letër, 22 x 15.5 cm
23.- “Miniera e hekur nikelit, Çervenakë”, 1982, tempera mbi letër, 35 x 48 cm
24.- “Rrugë pyjore” , 1982, tempera mbi karton, 56 x 45 cm

Vlerësime dhe tituj nderi

01.01.1970 Dekorohet me “Urdhërin Naim Frashëri” të klasit të III (Dekreti nr. 46 39 i Presidiumit të Kuvendit Popullor i RSH)
1968 Vlerësohet me Çmimin e parë, për punimin “Remonti i avionëve”, në Konkursin letrar & artistik me rastin e 25 vjetorit të krijimit të Ushtrisë Shqiptare.
1969 Vlerësohet me Çmimin e dytë, për punimin “Drita e Partisë-elektrifikimi”, në Konkursin letrar & artistik të Rrethit të Durrësit me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të atdheut.
1969 Vlerësohet me Çmimin e parë, për punimin “Mëngjes fshatarak”, (grafikë) në Konkursin letrar & artistik të Rrethit të Durrësit me rastin e 25 vjetorit të  çlirimit të atdheut.
1974 Vlerësohet me Çmimin e dytë, për punimin “Në emër të jetës”, në Konkursin letrar & artistik të Rrethit të Durrësit me rastin e 30 vjetorit të  çlirimit të atdheut.
1974 Vlerësohet me Çmimin e dytë, për ciklin gafik prej 5 fletësh “Krevati i Perandorit”, në Konkursin letrar & artistik me rastin e 30 vjetorit të  çlirimit të atdheut.
1979 Vlerësohet me Çmimin e dytë, për punimin “ Viti 1914-Rebelët”, në Konkursin letrar & artistik të Rrethit të Durrësit me rastin e 35 vjetorit të  çlirimit të atdheut.
1981 Vlerësohet me Çmimin e dytë, për ciklin grafik “Ashtu Myzeqe”, 9 fletë të ilutruara, në Konkursin letrar & artistik të Rrethit të Durrësit me rastin e 40 vjetorit të themelimit të PPSH.
1983 Vlerësohet me Çmimin e dytë, për punimin “Drejt përjetësisë” (Heroi i Popullit Met Hasa), në Konkursin letrar & artistik të Rrethit të Durrësit me rastin e 40 vjetorit të krijimit të ushtrisë
1984 Vlerësohet me Çmimin e parë, për punimin “Zgjedhjet e para në Shqipërinë e lirë” (2 dhjetor 1945) në Konkursin letrar & artistik të Rrethit të Durrësit me rastin e 40 vjetorit të çlirimit të atdheut.
1971 Vlerësohet me Çmimin e parë, për vëllimin me tregime të ilustruara për fëmijë “Altini dhe Blerina” në Konkursin e  letërsisë për fëmijë,  të shpallur nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” me rastin e 30 vjetoritn të themelimit të PPSH.
1977 Vlerësohet me Çmimin e dytë, për vëllimin me tregime të ilustruara për fëmijë “ E vogla Ani dhe Tristani”, në Konkursin e  letërsisë për fëmijë  të shpallur nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”.
1981 Vlerësohet me Çmimin e tretë, për ilustrimin e përrallës “Një ngjarje në pyll” të autores Myzejen Çullazi  në Konkursin Kombëtar letrar artistik të shpallur me rastin e 40 vjetoritn të themelimit të PPSH.
1961 Vlerësohet me Çmimin e dytë, për gjëzën pikturë me titull: “Amund ta gjeni se kush është pronari i kësaj barke”, (Revista Fatosi nr.5 , 1961), në Konkursin e  letërsisë për fëmijë  të shpallur nga  Revista “Fatosi” për nder të kongresit të IV të PPSH.
1965 Vlerësohet me Çmimin e parë, për Kopertinën “Erdhi 1 Shtatori” (Revista Fatosi nr.9, 1965), në Konkursin e letërsisë për fëmijë  të shpallur nga  Revista “Fatosi”.
1968 Vlerësohet me Çmimin e dytë, për tregimin me figura (autor A.Faja) me titull ”Fletë Rrufe”  (Revista Fatosi nr. 12 , 1968), në Konkursin e  letërsisë për fëmijë  të shpallur nga  Revista “Fatosi”.
1969 Vlerësohet me Çmimin e parë për tregimin me figura me ngjyra “Altini dhe Blerina”   (Revista Fatosi nr.9, 1968; nr.10, 1968; Nr. 1, 1969; nr. 2, 1970), në Konkursin e  letërsisë për fëmijë  të shpallur nga  Revista “Fatosi”, me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të atdheut.

Pjesëmarrtje në ekspozita kolektive jashtë Shqipërisë

1967 Bienale e Egjiptit. U ekspozua tabloja “Verë e vitit 1965”
1968 Ekspozitë e arteve figurative në RP të Kinës dhe në Vietnam. U ekspozua tabloja “Verë e vitit 1965”
1969 Ekspozitë e arteve figurative në Republikën Popullore të Kinës. U ekspozua tabloja “Para fluturimit” dhe peizazhi “Remonti i avionave”
1972 Ekspozitë e arteve figurative në qytetin Grac të Austrisë. U ekspozua tabloja me titull: “Në minierën e Manzës”
1977 Ekspozitë e arteve figurative në qytetin Algjer të Algjerisë. U ekspozua tabloja me titull “Me ballin tek liria” (Gjikë Kuqali).
1978 Ekspozitë e arteve figurative në ish Republikën Jugosllave në qytetet Prizren, Prishtinë dhe Beograd. U ekspozua tabloja me titull “Shqipëri o nëna ime” (Naim Frashëri) 

 

Ylli Drishti /  Studjues arti

Fshihi detajet