Bujar Zajmi

 

Portret - maskë, 1968, Monotip në karton, 24 x 17.3 cm, Nr. Inv. 4346
Nusja nga shpati, Flamaster me ngjyra në letër, 26 x 16 cm, Nr. Inv. 1324
Bashkimi, Pastel në letër, 32.2 x 46.7 cm, Nr. Inv. 4066

 

Bujar Zajmi (Tiranë 07.07.1939), Piktor

Piktori Bujar Zajmi i përket brezit të piktorëve shqiptarë që e filluan krijimtarinë e tyre në mesin e vieteve ’60 të shekullit XX. Krijimtaria e tij ndahet në dy pjesë: krijimtaria publike kryeisht në fushën e grafikës dhe ajo e fshehtë që ai e realizoi gjatë viteve 1962-1990, që arrin në 7 000 punime të ndryshme (kompozime, portrete, peizazhe). Dëshira për të krijuar një art ndryshe nga ai i realizmit socialist para viteve ‘90 e detyroi artistin ti krijonte veprat e tij në studio, në mënyrë të fshehtë, vepra të cilat u ekspozuan vetëm pas viteve ‘90. Lexo më tepër
Këto vepra mund të ndahen në disa cikle: cikli kushtuar Tiranës, cikli i portreteve, cikli i nudove si dhe cikli i  festave.
Zajmi  ka nisur të ekspozojë që në vitin 1956, duke realizuar vizatime dhe piktura. Ai ka marrë pjesë në ekspozitat kombëtare të kohës si dhe ka kontribuar në përgatijen e disa emisioneve filatelike me tematikë nga përrallat shqiptare dhe sporti. Në krijimtarinë e tij artisti Bujar Zajmi, ka synuar në vazhdimësi drejt një harmonizimi koloristik dhe stilizimi dekorativ. Piktori duke folur për jetën e tij artistike, pohon se krijimtaria e tij binte në kundërshtim me ideologjinë e kohës, gjë që e detyronte ti mbante të fshehura punët e tija artistike.

Pas ekspozitës së parë personale më 1993, pason  ekspozita  me titull “Meditim” 2007,  po në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë. Bujar Zajmi ekspozoi krijimtarinë e tij retrospektive, që fillon nga mesi i viteve ‘50 dhe vazhdon deri në vitin 2007 dhe kjo krijimtari e tij artistike është e mbështetur në subjektet e jetës së përditshme shqiptare, përfshi dhe atë kosovare e pasqyruar me mjaft shije dhe nën këndvështrimin abstrakto-gjeometrik. Thelbësorja në veprën e tij, është pasqyrimi i njeriut në situata të ndryshme jetësore dhe konkrete. Krijimtaria e plotë e artistit Bujar Zajmi ruhet në shtëpinë studio mjaft modeste,  të mbushur si një galeri arti, me intimitetet e artistit dhe familjes së tij ndër vite, me libra shumëgjuhësh, dosje me vizatime, grafika, akuarele, tempera, monotipe, pastele, kolazhe e piktura në vaj e akrilik.
Piktura e artistit Zajmi ka disa tipare individuale. Ai ja kushton krijimtarinë e tij njeriut shqiptar, duke e pasqyruar atë me veshje të ndryshme tradicionale kombëtare si dhe jetës sociale të tyre. Duke i stilizuar dhe interpretuar imazhet e figurave të tij, Zajmi preferon ngjyrat me dritë transparente, karakteristikë kjo e tij si dhe prirjen e tij të fuqishme drejt kubizmit.

Ylli Drishti / Studjues arti

Fshihi detajet

 

Biografia

07.07.1939 Piktori Bujar Zajmi lindi në Tiranë, në një familje të ardhur nga Peja, Kosova.
1960-1962  Kreu specializimin në poligrafikë në Universitetin e Lajpzig në Gjermani.
1963-1967  Kreu studimet e larta në degën pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë
1967-1971  Punon si piktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”, Tiranë
1972-1975  Punon si redaktor artistik në revistën “Në shërbim të Popullit”
Lexo më tepër
1975-1978  Shef i Sektorit të Pullave Postare në PTT
1978-1992 Shef i Redaksisë së Botimeve të Ilustruara “8 Nëntori”
1993-1994  Redaktor në Gazetën “Kosova”
1995-2000  Shef i Sektorit të Shtypshkrimeve në BK (Biblioteka Kombëtare)

Ekspozita të artistit

1990 Ekspozitë në Pallatin e Kulturës, Tiranë, Shqipëri
1992 Ekspozitë në Munch pranë Këln-it, Gjermani
1993 Ekspozitë në Galerinë Te&Gi
1998 Ekspozitë në Ambasadën Shqiptare në Romë, Itali
2000 Ekspozitë në Galerinë “Santa Barbara, Buesnos Aires, Argjentinë
2000 Ekspozitë në Ministrinë e Jashtme, Montevideo, Uruguaj
2000 Ekspozitë në Galerinë  “Mall Gallery”, Londër, Angli
2003 Ekspozitë në Përfaqësinë e Komunitetit Europian, Tiranë, Shqipëri
2004 Ekspozitë në Galerinë  “Jozef”, Durrës, Shqipëri
2006 Ekspozitë në Bankën Amerikane, Tiranë, Shqipëri
2007 Ekspozita "Vizion dhe shprehi", Galeria Kombëtare e Kinës, Pekin
2007 Ekspozitë retrospektive  “Meditim” në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë, Shqipëri
2007 Ekspozitë në Galerinë  “Vangjush Mio”, Korçë, Shqipëri
2008 Ekspozitë në Galerinë  “Priftuli”, Durrës, Shqipëri
2008 Ekspozita “75 Portrete”, në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë, Shqipëri
2009 Ekspozitë në Galerinë  “Eduart Lir”, Berat, Shqipëri
2011 Ekspozitë në Galerinë  Gagl-Prim, Berlin
2011 Ekspozita “Tirana”, në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë, Shqipëri
2012 Ekspozitë në Art-Club, Berlin
2015 Ekspozita “Koleksion Privat” në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë
2015 Ekspozitë në Espac e 26 Diferent Rochereau, Paris

Bujana Demiraj

Fshihi detajet