Çlirim Ceka

 

Metalurgu i ri, 1971, Vaj në kanavacë, 80.5 x 110 cm, Nr. Inv. 1150
Mësojmë dhe punojmë, 1969, Vaj në kanavacë, 192 x 249 cm, Nr. Inv. 900/2
30 korrik 1978, Vaj në kanavacë, 200 x 200 cm, Nr. Inv. 2257

 

Ceka, Çlirim
(02.02. Elbasan, 1945) Piktor, grafist, ilustrator.
Piktori Çlirim Ceka i përket artistëve të rëndësishëm shqiptarë të realizmit socialist. Ceka ka kryer Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë dhe po në këtë Institut ka punuar si pedagog i grafikës në vitet (1970-1975). Ceka bënte pjesë në grupin e piktorëve të realizmit socialist që trajtuan tablonë kompozicionale me prirje monumentale dhe me dimensione të mëdha. Kjo prirje e piktorëve të rinj të realizmit socialist, të porsa diplomuar, drejt dimensioneve të mëdha, krijoi tek këta artistë mundësinë e trajtimit të kompozimeve dhe sfondeve në formë simbolike e mjaft dekorative, gati pllakateske. Ky grupim artistësh përbëhej nga artistët që sapo ishin diplomuar në Akademitë lindore dhe ata të diplomuar në Shqipëri, të cilët sollën risi në pikturën shqiptare në vitet 1960-1970, sepse krijuan një lëvizje artistike drejt tablosë monumentale të propagandës me dimensione të mëdha. Tematika e tablove ishte pjesë e propagandës politike, “arti i porositur” apo “arti i angazhuar” i kornizuar brenda kanoneve të realizmit socialist me temat slogane të kohës, “pasqyrimi i njeriut të ri”, “ndërtimi dhe transformimi socialist i vendit’ dhe “tabloja historike heroike”. Lexo më tepër
Piktori Ceka ka realizuar edhe një murale në hollin e Muzeun Historik, Lushnjë, 1987 por kryesisht tematika e kompozimeve të tij në vazhdimësi ka qënë ajo e punës për ndërtimin e socializmit dhe nga puna e klasës punëtore. Në pikturën e Cekës ndjehet prirja për një pikturë larg natyralizmit apo dhe realizmit akademik. Ai duke qënë një vizatues i fuqishëm, i realizon figurat e tij në mënyrë mjeshtërore në lëvizje duke krijuar situata të fuqishme grafike. Me mjaft interes janë tablotë nga fonderia, të cilat pasqyrojnë kryesisht  mjediset e atmosferës së punës në Kombinatin Metalurgjik Elbasan. Ai ishte pjesëmarrës deri në vititn 1975 në të gjitha ekspozitat kombëtare që organizonte Galeria e Arteve dhe Ministria e Kulturës e kohës.
Nga krijimtaria e artistit Çlirim Ceka në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, ndodhen njëzetedy vepra  të viteve 1968-1994.
Nga  ky koleksion gjatë mund të kujtojmë  “Punojmë dhe mësojmë” , 1969, (GKA, Tiranë), “Në kufi”, 1980, (GKA, Tiranë), “Në metalurgjik”, 1983 (GKA, Tiranë), “Dropullitja”, 1984 (GKA, Tiranë), “Metalurgu”, 1984 (GKA, Tiranë), etj.
Ceka ka realizuar ilustrime, kopertina librash dhe cikle grafike në teknikën e linoleumit. Ndër punimet e para grafike kujtojmë ”Punëtorët”, 1968 (GKA, Tiranë), “Fonditori”, 1968, (GKA, Tiranë),  “Shkrirësit”, 1969 (GKA, Tiranë), etj. 
Veprat e tij ndodhen edhe në Galeritë e Arteve të qytetit të Elbasanit (tre vepra), të Lushnjës (një vepër) dhe të Vlorës (një vepër).
Piktori Çlrim Ceka ka marë pjesë në ekspozitat kolektive që Galeria Kombëtare e Arteve ka çelur jashtë Shqipërisë si në Pekin, RP të Kinës (1967), në Bienalen e Aleksandrisë, Egjypt (1968), në Shangai, RP të Kinës (1968), në Prishtinë, Kosovë (1972), Paris (Francë),  Romë (Itali), Athinë (Greqi), Spezano Albanese (Itali), Grac (Austri), Gorica-Kroaci (1997), Selanik (Greqi).
Më 1998, artisti emigroi në qytetin e  Selanikut, Greqi, ku zhvillon veprimtarinë artistike dhe jeton aktualisht me familjen. Ai është anëtar i shoqatës  së artistëve SKET-BE (Shoqata e artistëve figurativë të Greqisë së veriut) ku bëjnë pjesë artistë grekë, rusë, hollandezë, indianë. Në krijimtarinë e kësaj periudhe  artisti Ceka realizon vepra ekspresive figurative, me vija e njolla kryesisht gjeometrike që arrijnë deri në linja të ashpra  grafike ku mungon imazhi.   
Krijimtaria e Çlirim Cekës në Greqi u fokusua kryesisht në gjininë e grafikës. Në koleksionin e kësaj periudhe artisti realizon grafika abstrakte si dhe ato me tema shqiptare (me motive folklorike). Ai synon në këto punime grafike drejt një gjuhe artistike të thjeshtëzuar, të stilizuar drejt dekorativitetit abstrakt.

Ylli Drishti
Studjues artistit

Fshihi detajet

 

Biografia
02.02.1945: Lindi në Elbasan në familjen e Naim Cekës, vëllai i  arkeologut shqiptar Hasan Ceka. Çlirimi ishte një nga katër fëmijët e familjes dhe i vetmi që ju përkushtua arteve pamore. Në vendlindje Çlirim Ceka kreu shkollën fillore dhe 7 vjeçare.
1958 -1962: Kreu Liceun Artistik Jordan Misja, Tiranë
Lexo më tepër
1963-1967: Kreu Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë dhe mbrojti diplomën me tablonë nga puna në uzinën e traktorëve Tiranë
1967-1975:  Piktor në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” dhe pedagog i grafikës në Institutitn e Lartë të Arteve, Tiranë.
1975-1985:  Punëtor dhe piktor dizajni në Ndërmarjen Shtetërore Artistike “Migjeni”, Tiranë.

Fshihi detajet

 

Vlerësime mbi artistin Çlirim Ceka.
Vizatimi është ajo ç’ka këtij piktori i jep forcë sovrane lëvizjes, nëpërmjet të të cilit krijon përmbajtje të pasura të cilat mbizotërojnë në veprat e tij artistike.
Mirëpo, në të njëjtën kohë opusi i tij është i pasur edhe me motive të cilat shprehin gjërësinë e mundësive të përmbajtjeve në pikturen e tij.
PROF. DR. ANTUN BAUER -  studiues dhe kritik i njohur Arti, Zagreb,Kroaci,
shënim kritik në katalogun e ekspozitës në galerine ''Kordic'', Velika Gorica - Zagreb 1994



Lexo më tepër
Edhe pse është i përfaqësuar me vizatime dhe piktura, Ç. Ceka pa mëdyshje është grafist i denjë, e mund të themi edhe krijues i pjekur. Me gërshetimin e vijave duke i vështruar pjesët e peisazheve krijon një botë të vecantë abstrakte figurative-strukturën e mikrokozmosit në të cilën e vecanta dhe universalja janë të shtruara abreviaturës së njëjtë ose rrjetit mbajtës të ç’do paraqitje që dallohet pa marrë parasysh a është fjala për përjetimin e artistit apo për strukturimin e vet formave të transponuara.
JOSIP SHKUNCA, kritik arti, Zagreb, Kroaci.


“... vlen për të gjithë pranija emblematike e një personaliteti, ajo e artistit shqiptar Clirim Ceka, që mishëron aspiratën e porsalindur të demokracisë ballkanike në integrim…”
ENZO SANTESE - studiues dhe kritik i njohur i Artit-Itali
pjesë nga fjala e hapjes në inagurimin e ekspozitës si dhe në katalogun e eksp. ndërkombetare
në ''Art Gallery 2'',Trieste,1999


Punime me një dritë të pakapëshme, punime të sinqerta, lëvizje të shpejta që bëjnë të hyjnë jo menjëherë njohja si e tillë. Një botë e tillë që bën të jetojë tek artisti pasuria e emocioneve që burojnë dhe shpërthejnë nga njohja e tokës së origjinës. Me thjeshtësi të konsiderueshme zhytet në penelata për të zbuluar elementet simbolikë të subjektit.
RENZO GRIGOLON  - kritik arti,Itali,


“…Në ekspozitë ç’quhet “Figuracioni alla KOBRA i Çlirim Cekës…”
LORENCO MISHELI  - kritik Arti, Itali, shënim kritik në ftesën për eksp.personale '' A cena con l'arte'' Trieste ,Itali 1996


“…Në një mënyrë interesante, si të ketë njohur dhe respektuar artin dramatik të artistit hungarez Kondor Bela (artist i njohur)…”, autor i saj është një gazetar i një gazete hungareze.


“…Shumëllojshmëria e materialeve që perdor Ç. Ceka, si dhe perceptimi i ngjyrave dhe zgjidhjet plastike, çojnë në realizimet e një pikture të pastër me karakter grafik. Linjat e rrezatueshme, ndërthurja e vijave, shumëllojshmëria e formave dhe sipërfaqeve, konstruktojnë figurën me ndërhyrje të studiuara dhe me karakter abstrakt. Në tematikën që trajton, arrin kulmin në realizimin e veprës “Goditja e kullave”, reflektim i një përshtypje vetiake të një personaliteti siç është Ç. Ceka…” Kristos Kostandinidhis, kritik arti, Greqi, shënime kritike në artikullin kushtuar ekspozitës ndërkombëtare ''Un mondo senza confini'' Itali


Veprat e Ç. Cekës shprehin ëndërrat e tij që mund të lindin vetëm në një vend të lirë. Ngyra të forta, linja të pastra dhe dritë që habit publikun dhe prezanton shumëllojshmërinë e vlerave.
DHIMITRA  SEMKOGLU  gazetare, kritike arti,Kozan,Greqi
shënim në katalogun e ekspozitës ndërkombëtare ''Mesogjios'' 2003 , Athinë, Greqi.


“...ekspresionizmi shpërthyes i ngjyrave me gjeometrinë kalimtare-huamarrëse të emocioneve të Clirim Cekës…” është shënim i Galerise ''Collect Arts'', në ekspozitën në grup në Korsikë, Francë,-2015


COLLECT ART
L'artista clirim ceka, dispiega nella sua opera "omnia” tutta la suggestione cromatica d'un " cantore della natura viva". Paesaggi, figure, elementi astratti, trasfigurazioni d'un animo sensibile proteso all’elevazione” catartica" del senso del bello, in un felice divenire d'impressioni coloristiche e di segno. La tavolozza di clirim ceka, " vibra" riuscendo con convincenti campiture ed accostamenti, a fondere equilibri con semantiche profonde. Nell'artista tutte le avanguardie vengono rivisitate, in un” sereno connubio " di tecnica e di impressione emotiva, avendo cara la tradizione e la storia dell'arte. Un'artista geniale, tenace ed innamorato del colore"esplosione"....
Recensione critica della dott.ssa roberta mezzadra. Fshihi detajet