Dhimo Gogollari

 

Dropullitja, 1973, terakotë, 27 x 28 x 39 cm, Nr. Inv. 1473
Vjelësja, qeramikë, Nr. Inv. 3737
Kooperativistja nga Tarazhi, 1971, bronz, 25 x 32 x 44 cm, Nr. Inv. 1247/1

 


Dhimo Gogollari  (  Përmet 1931 – 1986 )

Skulptor ( dekoruar në Urdhërin “Naim Frashëri” të Klasit të parë )

Dhimo Gogollari ishte një ndër skulptorët e Realizmit Socialist lindur në Përmet në vititn 1931 i  dekoruar në Urdhërin “Naim Frashëri” të Klasit të parë.
Gogollari ishte një skulptor me prirje të vecantë dekorative. Krijimtaria e tij përfshin një gamë shumë të gjërë ku trajton objekte portrete të shumtë qeramikë gur dhe bronz, porcelane të përdorimit të përditshëm, skulptura të vogla interieri për prodhimin seri në qeramikë.
Dhimo ishte një realist dhe studiues i natyrës i cili gjithashtu trajtoi figurat historike të artit shqiptar. Ndër veprat e tij mund të përmendim: Portretin e “Këngëtarit” (1964), Potretin e aksionistes në ekspozitën e 25 vjet të PPSH (1966), Portretin  e punëtores së porcelanit (1967), Portretin e heroinës Prof Kokëdhimës për lapidarian e Burrelit (1968), Monumenti “4 Heroinave” bashkëpunëtor me A. Mano F. Dushku dhe P.Culi ( bronz) (1970), relievet anësore në hyrje të ndërtesës së Pallatit të Brigadave, (bronz), bashkëautor me H.Dulen (1972), Relievin në qeramikë në shkollën “ Z. Pashko “ Korcë bashkëautor me Th. Thomain, F. Dushkun (1965). Lexo më tepër

Në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë bëjnë pjesë shumë potrete të autorit. Krijimtaria e tij është dekoruar me cmime dhe vleresime si: Urdhëri “ Naim Frashëri” të klasit të parë për veprimtari krijuese dhe punë të palodhur pedagogjike (1975), Çmimin e III, në portret (1974),Çmimin e I, në skupturë, në Ekspozitën e Pranverës (1972), Çmimin e vetëm në skuplturë me Kompozimin, “Nëna me femijë” në ekspozitën e Pranverës  ( 1964), Tiranë.
Gogollari ishte pjesëmarrës në të gjitha ekspozitat kolektive Kombëtare dhe Ndërkombëtare, nga të cilat vecojmë ato në Kosovë , Aleksandri, Rumani , Turqi, Kinë, Vietnam, Algjeri, Itali, Francë. Gjithashtu ka marrë pjesë në aktivitetet e pandërprera në skulpturën monumentale kushtuar monumenteve të rëndësishëm historikë, sidomos në atë të relievit në arkitekturë.
Ndërroi jetë në shtator të vitit 1986 duke lënë pa realizuar ekspozitën personale në gjininë e qeramikës, për të cilën kishte vite që punonte.
Numri më i madh i punimeve gjëndet në GKA.

Fshihi detajet

 

Biografia

Ka lindur në vitin 1931 në Përmet

1948 – 1952
Kreu Arsimin e mesem në Liceun Artistik “ Jordan Misja”, (LAJM) Tiranë, për skulpturë në klasën e O.Paskal  J. Paco

1955- 1961
Dipllomohet në Akademinë e Arteve të Aplikuara , Pragë, në atelienë e Prof Jan Kavan

1961
Modelist në fabrikën e Porcelanit, Tiranë, dhe artistikja “ Migjeni”, Tiranë

1970- 1971
Pedagog në Liceun Artistik “ Jordan Misja”, në Tiranë, hap klasën e parë të qeramikës , Pergjegjës i degës së Skulpturës dhe Qeramikës

Lexo më tepër

1974
Nënkryetar Komisionit të Skulpturës

Ekspozita

1986  Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 45 vjetorit të krijimit të Partisë së Punës së Shqiperisë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1984 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 40 vjetorit të Çlirimit të Atdheut ,Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë

1984 Ekspozita “Arti shqiptar në shekuj”,Luigi Pigorini , Romë , Itali.

1982 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 70 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë

1981 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative, kushtuar 40 vjetorit të Themelimit te Partise së Punës së Shqipërise, Tiranë

1979 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 35 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Galeria Kombëtare e Arteve,Tiranë

1978: Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 35 vjetorit të Ushtrisë Popullore, Galeria Kombëtare e Arteve,Tiranë

1978 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë

1975  Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative e fotografisë artistike kushtuar 30 vjetorit të krijimit të armës së kufirit dhe policisë popullore, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë

1975 - Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative dhe e fotografisë artistike kushtuar 30 vjetorit të Flotës Luftarake Detare , (FLD) Galeria Kombëtare e Arteve,Tiranë

1974 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 30 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Galeria Kombëtare e Arteve,Tiranë

1972 Ekspozita e Arteve Figurative e Republikës së Shqipërisë, organizuar nga Shoqata e Artistëve Figurativë të Kosovës, Teatri Krahinor, Prishtinë, Kosovë

1972  Ish - Jugosllavi ,Shkup 

1963 - 1964 Bienale e Aleksandrisë, Egjipt 

1962 Ekspozita e parë e Qeramikës Artistike në bashkëpunim me F.Dushkun dhe Th. Thomain , Tiranë

1952 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative, Tiranë

 

Esmeralda Dalipi
Studjuese / Kuratore arti

Fshihi detajet