Edi Hila

 

Kompozim, 2002, Teknikë mikse në kanavacë, 80 x 60 cm, Nr. Inv. 4277
Divani, 1998, Vaj në kanavacë, 139.5 x 190.5 cm, Nr. Inv. 4238
Mbjellja e pemëve, 1971, Vaj në kanavacë, 150 x 199 cm, Nr. Inv. 1307

 

Edi Hila  (Shkodër 13.10.1944) Piktor
Edi Hila është një nga piktorët e rëndësishëm në artin bashkëkohor shqiptar. Ai kreu studimet  larta për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve (1963-1967). 
Hila ka qenë i prirur drejt një pikturë figurative. Delikat, gjithmonë në tonalitetet koloristike, artisti Hila, në vazhdimësi ishte piktori estet, ku ngjyra po luante një rol të rëndësishëm e parësor. Në momentet e para të krijimtarisë shprehet përmes kompozimit, më vonë zbulon peisazhin si të përshtatshëm për të çuar më tej cilësitë estetike të pikturës së tij, tek peizazhi ai gjen hapësirat e nevojshme për  trajtimin e problematikave të mprehta që shoqërojnë tranzicionin përgjatë shumë viteve në vendin tonë.
Lexo më tepër
Duhet thënë se krijimtaria e Hilës është realiste në kuptimin më të gjerë të fjalës, e shoqëruar me elemente konceptuale, si në planin estetik ashtu edhe në përmbajtjen e saj.
Pikënisja e këtij qëndrimi kanë qenë vitet 1974-1980, periudhë e kryerjes së dënimit në Pularinë e qytetit. Gjatë kësaj periudhe Hila përballet nga afër me vështirësitë e jetës në një realitet kompleks në të cilin ishin të përfshirë ai vetë, por edhe populli i tij (punëtorë, burra, gra, administratorë, informatorë, sekretarë partie e të tjerë), të cilët në mënyrën e tyre, disa vuanin persekucionin, disa varfërinë, të tjerë përpiqeshin të mbijetonin pasigurinë apo frikën ndërsa të tjerë hipokrizinë e kohës. Reagimi kundrejt këtij realiteti nxiti dhe përcaktoi edhe metodën e tij krijuese. 
Këtu duhen kujtuar “Vizatime të pashfaqura” ekspozuar në “Zeta Galeri” në Tiranë, 2007.
Kjo mënyrë të pari dhe jetuari të jetës, në marrëdhënie me situatat që përcjell aktualiteti jetësor i ditës, i kanë dhënë formë një krijimtarie që shkon drejt një pikture me elementë të konceptit. Në këtë mënyrë ai krijoi disa cikle piktorike si: “Shkodra” 1990-1991,  “Konfort” 1998,  “Portrete shtëpish” 2000,  “Omazh - Imazh” Onufri 2002,  “Penthouse“ 2013,  “Objekte anash rrugës“ 2008-2009, Galeria “Mitterrand”, Paris.
Ekspozoi në ekspozita dhe konkurse të rëndësishme si: “Documenta 14“, Athinë dhe Kassel, 2017;  - Biennale e Arkitekturës, Venezia 2013;  -  Liverpool Biennale, 2009. - Architecture Association, Londër, 2015.  - Marian Goodman Gallery “Some Artists’ Artists”, 2014.  - Museu historik i  Berlinit ”The Desire for Freedom” Arti në  Europë, 2012, etj.
Punët e tij janë në Koleksionin e Centre Pompidou, Paris / Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë / Koleksioni privat i Rene Block / Frac-Auvergne/ Koleksioni Ville de Paris.

Ylli Drishti /  Studjues arti

Fshihi detajet