Fatmir Haxhiu

 

Çajmë rrethime, 1978, Vaj në kanavacë, 239.5 x 239.5 cm, Nr. Inv. 2025
Deri në vdekje me Partinë (Këshilltarët e Hekalit), 1971, Vaj në kanavacë, 303 x 243 cm, Nr. Inv. 1233
Në lëmë, 1977, Vaj në kanavacë, 66.5 x 97.5 cm, Nr. Inv. 1950

 

Fatmir Haxhiu
(Gjirokastër 28.12.1927 – Tiranë 10.03.2001) Piktor. Mban titulljn “Artist i Merituar”, “Mjeshtër  i Madh i Punës” dhe “Qytetar Nderi”.
Piktori Fatmir Haxhiu është një nga përfaqësuesit e rëndësishëm të pikturës së Realizmit Socialist në Shqipëri. Ishte një ndër piktorët e paktë batalistë në artin shqiptar të shekullit të XX. Ai lindi në Gjirokastër, në një familje qytetare nga Përmeti, por në vitin 1930 familja e tij u vendos me banim në qytetin e Tiranës.Lexo më tepër
Haxhiu.mori pjesë aktive në lëvizjen antifashiste të rezistencës në qytet të udhëhequr nga partia komuniste shqiptare (1941-1942) dhe më pas del partizan (1943). Haxhiu me çlirimin e shqipërisë (1944) dhe mbarimin e luftës së dytë botërore studjoi në Shkollat ushtarake të Beogradit dhe Zagrebit për tu bërë artilier (1945-1948). Pasi kthehet në Shqipëri Fatmir Haxhiu. shërbeu si oficer në ushtrinë shqiptare deri në vitin 1960. Pasioni për pikturën e nxiti Haxhiun të lërë karrierën ushtarake (ishte nënkolonel i ushtrisë shqiptare) e ti kushtohet plotësisht arteve figurative. Fatmir Haxhiu.ishte në grupin e studentëve të parë që kryen studimet në ILA,Tiranë (1961 -1965) në ateljenë e piktorit Vilson Kilica. Piktori Fatmir Haxhiu ishte një piktor “batalist”. Me punën e diplomës “Kalimi i Divizionit të I në veri” filloi dhe cikli i tablove kompozicionale me temë bataliste - historike (“Skroskë 1943”,1966; “Parti rrofsh sa malet”, 1968; “Këshilltarët e Hekalit”,1971; ”Në ditët e mësymjes pranverore”, 1977; “Ismail Qemali”,1979, “Bashkëluftëtarët e Vlorës”, 1987 me bashkëautor etj). Përveç një serie të tablove me temë historike veçanërisht kushtuar figurës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe luftrave të popullit shqiptar për liri e pavarësi, piktori Haxhiu ka krijuar mjaft vepra mbi luftën antifashiste nacional - çlirimtare të udhëhequr nga Partia Komuniste shqiptare dhe komandantët e saj: ’Çajmë rrethime”, 1984 (GKA, Tiranë); ”Fitimtari”, 1979 (GKA, Tiranë); ”Odriçan 1944”, 1984 (GKA, Tiranë) etj. Një pjesë të krijimtarisë Haxhiu ja ka kushtuar peizazheve dhe temës së jetës dhe punës së popullit që ruhen në studion e autorit: “Në lëmë”, 1977;”Gjirokastra”, 1973; ”Peizazh me varka”, 1981; “Në prashitje”, 1983 etj. Krijimtaria e piktorit Fatmir Haxhiu në ciklin tablove me temë historike është mjaft e rëndësishme, pasi me mjete realiste piktorike, ka krijuar vepra që pasqyrojnë ngjarje dhe situata të rëndësishme të historisë së luftës nacional-çlirimtare. Tablotë e Haxhiut janë në përgjithësi shumë figurëshe, kanë mjaft lëvizje, gjallëri dhe piktori ka treguar kujdes për pikturimin e çdo figure deri në detaje. Drita që përshkon tablotë e Haxhiut është natyrale dhe në tablotë tij ndjehet thellësi dhe ajër. Veprat e Haxhiut janë tablo kryesisht shumëfigurëshe kompozicionale e në to artisti skalit karaktere e personazhe qoftë figura historike por edhe figura të tjera pjesëmarrëse në tablo. Pas viteve ’90 Haxhiu vizitoi disa herë Spanjën (Bilbao) ku pikturoi dhe vizatoi një cikël peizazhesh e tablosh kryesisht me temën e Toradorëve. Një pjesë e kësaj krijimtarie ndodhet në koleksionin familjar si dhe të djalit të tij (Artan Haxhiu) në Bilbao. Krijimtaria artistike e piktorit Fatmir Haxhiu ka luajtur një rol të rëndësishëm në gjysmën e dytë të viteve ’60, në artet figurative shqiptare në realizimin e tablove me temë nga lufta e dytë botërore (në dimensione të mëdha) e me prirje monumentale. Metoda e tij krijuese e pasqyruar në veprat që ai realizon në vazhdimësi, tematika e zgjedhur dhe mjetet artistike të përdorura e vënë piktorin në grupin e piktorëve që ndikuan në konsolidimin e tablosë historike monumentale në Shqipëri. Piktori Haxhiu u angazhua në vitet 2000 me temën e luftrave të shqiptarëve për liri në shekuj (boceti në studio i papërfunduar me temën e Betejës së Kosovës kundër turqëve), por ai pikturoi dhe portretet e familjarëve apo miqve të tij, Gjithashtu pasioni dhe interesi për trajtimin e temave historike ishte tepër tërheqës për artistin. Haxhiu i është kthyer  disa herë figurës së heroit Kombëtar Skënderbeur duke krijuar kryesisht tablo mbi betejat e shumta të heroit. Kujtojmë tablonë e tij “Me shpatë në dorë” 1968 (GKA,Tiranë) dhe afreskun në sallën e mesjetës në MHK, Tiranë. Piktori Haxhiu ka një koleksion me njëzet vepra në fondin e GKA,Tiranë të një harku kohor gati 30 vjeçar (1956–1985).veprat e tij ndodhen edhe  në fondin e “MEZURAJ MUZE”, Tiranë dhe në mjaft koleksione private brenda dhe jashtë Shqipërisë (Spanjë, Itali, Francë, Austri, Greqi, Japoni, Kinë, Rusi, SH.B.A. Hungari, Turqi, ish Jugosllavi, Australi). Shteti shqiptar e ka vlerësur atë me disa çmime në ekspozita dhe konkurse të ndryshme duke filluar nga viti 1959, Për të gjithë këtë aktivitet të gjatë e të suksesshëm artistik, Fatmir Haxhiu është nderuar me titujt e lartë "Piktor i Merituar",  "Mjeshtër i Madh i Punës" dhe “Qytetar Nderi” i qytetit  të Përmetit.

Ylli Drishti  Studjues / Kurator Arti

Fshihi detajet

 

Biografia
28.12.1927 Lindi në Gjirokastër në familjen e një oficeri të ushtrisë mbetërore shqiptare.. Në vitin 1930 familja Haxhiu transferohet me banim në Tiranë ku Fatmiri kryen shkollën e mesme (gjimnazin)
1945-1948 Studioi për artileri në shkollat ushtarake në Beograd dhe Zagreb (ish Jugosllavi)
1949 -1961 Oficer karriere në ushtrinë shqiptare dhe pedagog në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë.
1961-1965 Kreu studimet e larta për pikturë në Institutin e Arteve (Tiranë) nën drejtimin e pedagogut Vilson Kilica. Mbrojti diplomën me tablonë “Kalimi i divizionit të I - rë në veri”
Lexo më tepër
1966-1990 Pjesëmarrës në të gjitha ekspozitat dhe konkurset kombëtare të organizuara nga Ministria e Kulturës dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Veprat e Fatmir Haxhiut kanë qenë pjesë e ekspozitave që shteti shqiptar ka organizuar jashtë Shqipërisë (Itali, Francë, Austri, Greqi, Japoni, Kinë, Rusi, SBBA, Hungari, Turqi, ish Jugosllavi, Australi.
Pas viteve 1990 veprat e tij janë pjesë e koleksionistëve në Spanjë, (Bilbao, Madrid, Vitoro, Pamploma, Barcelona, e Santander), Itali, Francë, Austri, Greqi, Japoni, Kinë, Rusi, SHBA, Hungari, Turqi, Ish Jugosllavi, Australi.

Vlerësime dhe Çmime
1997 Dekorohet me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh i Punës”
1966 Laureat i Çmimit të Republikës së shkallës parë me veprën "Skroskë 1944", GKA, Tiranë
1978 Laureat i Çmimit të Republikës së shkallës së tretë për veprën "Me shpatë në dorë", GKA, Tiranë
1959 Çmimi i dytë për tablonë “Zonja Çurre”
1969 Çmim i tretë për veprën ”Tenda e qypit” (GKA, Tiranë);
1973 Çmimi i dytë për veprën “Në ditët e mësymjes pranverore” (GKA, Tiranë);
1976 Çmimi i parë për veprën “Shpallja e Republikës” (GKA, Tiranë)
1978 Çmimi i parë për veprën “Çajmë rrethime” (GKA, Tiranë).

Disa nga veprat kryesore të artistit
1956 Ekspozon për herë të parë në publik tablonë: “Vajza me kostum“ dhe „Zonja Çurre“
1960 "Beteja e Albulenës"
1966 "Skroskë, shkurt 1944"
1967 "Gruaja me dybek"
1968 "Parti rrofsh sa malet"
1969 "Tenda e qypit"
1971 "Këshilltarët e Hekalit"
1973 "Në ditët e mësynjes pranverore"
1976 "Shpallja e Republikës"
1978 "Çajmë rrethime“ dhe „Me shpatë në dorë"
1980 "Nëna labe"
1981 "Bashkimi i principatave shqiptare“, afresk në MHK, Tiranë
1983 "Vrana Konti me trimat“, afresk, Akademia Ushtarake ,Tiranë
1985 "Tokë e zhuritur"

 Ylli Drishti  Studjues / Kurator Arti

Fshihi detajet

 

Katalogu me titull “FATMIR HAXHIU”, Tiranë 2006
Autori: Ylli Drishti
48 faqe me ngjyra
Gjuha: shqip
ISBN: 99927 -968-4-7Lexo më tepër
Në faqet e ditarit të popullit shqiptar qëndresa është pakti më i rëndësishëm. Në tablotë e Fatmir Haxhiut paraqitja e saj, luftërat për liri dhe mbrojtja e territoreve janë më se të njohura. Numuri i madh i figurave, luftëtarëve shqiptarë dhe armiq, kuajve në kompozime të, mëdha dhe të vogla, të rrëmbejnë me ritmin e tyre, me erën e përleshjes, dinamikën e brendëshme, të krijuara me mjete artistike. Vështirë se do të gjesh në krijimtarinë e autorit një pauzë a pushim të imazhit artistik, por edhe aty ku ai shfaqet do të jetë një moment i shkurtër rigjenerimi për të përballuar një betejë të re. Vizioni I ritmit përbën në thelb individualitetin e autorit. Ai ndjehet në zgjidhjet grafike, në shpërndarjen koloristike, në zhvillimin linear të figurave, qoftë në qendër apo në pjesë të tjera të tablosë.

 Gazmend Muka
Studjues Arti, Janar 1996

Fshihi detajet