Guri Bulollari

 

"LETA, 1842", 2017, Vaj mbi kanavacë, 60 x 70 cm
Sofokliu/Antigona, 2016, Vaj në kanavacë e ngjitur mbi karton, 41 x 31 cm

 

Guri Bulollari (Zvirinë, Korçë 28.01.1947)
Guri Bulollari ka lindur në fshatin Zvirinë, Korçë më 28 Janar 1947. U transferua me banim në fshatin Lin (Pogradec) kur Guri ishte vetëm 4 vjeç. Shkollën 7 vjeçare, Guri e kreu po në fshatin Lin të Pogradecit dhe gjithashtu shkollën e mesme “Muharrem Çollaku” në Pogradec. Me pikturë filloi të merrej që në moshën 7 vjeçare, kjo pasi në shtëpinë e tij vinte vazhdimisht si vizitor një piktor çek i cili bashkë me Gurin shëtisnin nëpër fshatrat përreth Pogradecit për të pikturuar. Guri filloi të merrte lapsin dhe letrën dhe të vizatonte natyrën ashtu sikurse dhe miku i tij piktor. Lexo më tepër
Në vitin 1973 bën kërkesën për bursë në Institutin 3 vjeçar “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. I ndërpret studimet në vitin e 3-të pasi vinte nga një familje e persekutuar dhe pasi dëbohet nga Instituti, shkon të punojë si punëtor krahu në minierë nga vitet 1974-1984. Pas vitit 1984 punoi në kooperativë si punëtor i thjeshtë dhe mundësia për të punuar pikturë ishte gati e pamundur. Jeton me të vëllanë (me nevoja të veçanta) në fshatin Lin dhe në 2002 i vëllai i vë flakën studios së Gurit duke djegur kështu pjesën më të madhe të punëve të tij para viteve ’90. Në shtëpinë e tij gjënden rreth 100 punime të viteve pas 1990 në teknika si vaj, tempera, pastela, laps etj. Në vitin 2016 merr pjesë në Onufri XXII në Galerinë Kombëtare të Arteve. Guri, duke qënë autodidakt realizon punimet e tij në mënyrë të sinqertë, ashtu si dhe ka vizatuar dhe pikturuar në fëmijërinë e tij të hershme pa u ndikuar nga arsimi akademik. Pikturat e Bulollarit vijnë si një proçes i natyrshëm me dashurinë. Kjo mënyrë punimi i bën veprat e tij mjaft interesante dhe e evidenton atë si një piktor bashkëkohës.

Fshihi detajet