Guri Madhi

 

Atdheu na thërret, 1982, Vaj mbi kanavacë, 169 x 150 cm, Nr. Inv. 2594
Mbledhja e Moskës, 1974, Vaj mbi kanavacë, 211 x 267 cm, Nr. Inv. 1632
Ambient Korçar, 1960, Vaj mbi kanavacë, 76.5 x 99 cm, Nr. Inv. 496

 


Guri  Madhi  (Korçë 15.05.1921 –  Budapest, Hungari 13.06.1988). Piktor. Mban titullin “Piktor i Popullit”
Piktori Guri Madhi është një nga artistët e rëndësishëm të Realizmit Socialist. në gjysmën e  dytë të shekullit XX. Ai ishte pjesë e grupit të parë të piktorëve që studjuan në vendet lindore (ish BRSS, Poloni, Çekosllovaki, Rumani, Bullgari, Ish Jugosllavi). Piktori Guri Madhi krijoi dhe realizoi për një kohë të gjatë tablo kompozicionale historike me frymë impresioniste, duke sjellë një risi në artin shqiptar të viteve 1950 - 1970. Në qytetin e lindjes, në Korçë, Guri Madhi kreu tri vjet në shkollën industriale italiane. Për arësye ekonomike e ndërpreu shkollën dhe hyri në punë si piktor reklamash për kinematë e qytetit “Lux” dhe “Majestik”. Ndoqi kurset e pikturës në studion e piktorit Spiro Xega dhe Vangjush Mio. Lexo më tepër
Në  maj 1942 e marrin ushtar dhe bën pjesë në Batalionin “Tarabosh”. Përfshihet në lëvizjen antifashiste dhe merr pjesë në njësitet guerile të qytetit dhe në grupet e propagandës antifashiste. Pas çlirimit të vendit, Guri Madhi punoi si piktor në shtëpinë e kulturës (Korçë 1944) dhe më vonë (1947) si skenograf në teatrin e qytetit së bashku me piktorin Vangjush Mio. Gjatë viteve 1950 – 1956 Guri Madhi ishte student për pikturë në Institutin e Pikturës, Skulpturës dhe Arkitekturës “I.E.Rjepin”, në Shën Petërsburg (ish BRSS). Mbrojti diplomën me tablonë: “Bajram Curri në shpellën e Dragobisë” . Në ciklin e tablove pas kthimit nga Rusia (1956). piktori Madhi paraqitet në ekspozitat e asaj kohe me tablo ku paraqitet një temperament impulsiv, vizatues i ndjeshëm dhe si piktor i penelatave të ngrohta dhe të një drite vibruese. Veprat, që pasuan punën e diplomës “Bajram Curri në shpellën e Dragobisë” (1956, studio e artisitit), vijuan linjën e hyjnizimit të ngjarjeve të historisë së popullit në luftën për çlirim kombëtar, pavarësi dhe luftës së dytë botërore. Nga kjo periudhë mund të kujtojmë punimet: “Turqit dorëzojnë armët” (1959, GKA, Tiranë),”Demostrata e Korçës” (1959, GKA, Tiranë), ”Formimi i Shtabit të Përgjithshëm”(1962, GKA, Tiranë), “Grua me kostum popullor”(1963, GKA, Tiranë), ”Pëllëmbë e gjak” (1964, studio e artistit), “Betimi Partizan” (1968, GKA, Tiranë) etj. Një element mjaft interesant në veprat e kësaj periudhe është ndërthurja e monumentalitetit dhe lëvizjes së personazheve të shumtë në kompozimet e tij Tablotë herë përshkohen nga nota epike, e herë-herë nga një natyrshëri e ngrohtë dhe mjaft realiste. Piktori Guri Madhi i përket brezit të piktorëve shqiptarë që në vitet 1960–1980, trajtuan temat kompozicionale historike, një kërkesë kjo dhe nga autoritetet shtetërore të kohës, që gradualisht krahas temave historike u shtuan edhe ato të ndërtimit socialist (nga puna në bujqësi, nga puna e klasës punëtore, nga puna dhe jeta e rinisë, ushtria etj.). Këto tema ishin dhe pjesë e propagandës së partisë - shtet dhe realizoheshin brenda kërkesave strikte shpesh mjaft të ngurta për artistët figurativë. Nga cikli i tablove ku ndjehet lirshmeria koloristike e piktorit Guri Madhi kujtojmë “Malësori në këmbë”, “Malësori”, “Portreti i nënës”, “Portreti i një punëtori”, “Kostum Korçar” dhe sigurisht në vepra të tjera ndjehet prania e një çensure të rreptë si mund të kujtojmë: “Në grykë të Mezhgoranit”, “Shteg më shteg me çetat partizane”, “Mbledhja e Moskës”, “Për mëmëdhenë”, “Shtëpia ku u themelua Lidhja e Prizrenit”,  etj. Piktori i shkollës së realizmit socialist, Guri Madhi ka realizuar rreth 400 tablo  në vaj, me qindra vizatime, në të cilat, përveç temave historike dhe sociale, ka shumë tablo ku trajtohen edhe marrëdhëniet e njeriut me natyrën, portrete  dhe peizazhe nga zona të ndryshme të Shqipërisë, natyra të qeta me anë të të cilave piktori “proteston” heshturazi për kontrollin mbi të cilën mbahej krijimtaria dhe për tutelën mbi ndjenjat intime të njeriut artist. Pas viteve ‘80 (shekulli XX) vendin e tablove historike e zënë tablotë që s’kanë nevojë për titull, ku piktori kërkon me ngulm lirinë e ngjyrës. Në tablotë e kësaj periudhe që në përgjithsi  janë të dimensioneve modeste (studio e artistit), pasqyrohet shpërthimi i ndjenjave të grumbulluara për vite me radhë, klithma proteste, që në pikturën nga ana e tij jepen me ngjyra të pastra, të marra nga tubeti “Etyd” i vitit 1964” (studio e piktorit). Nga një piktor i realizmit socialist piktori Guri Madhi në vitet r fundit të jetës bëri një përpjekje të realizimeve në disa tablo, në mënyrë ekspresioniste, të cilat megjithatë nuk u ekspozuan kurrë në publik, pasi sado liberale të qe atmosfera artistike dhe ajo politike e viteve 1985 - 1990 ajo nuk mund të dilte dot nga korniza e një “Liberalizmi-totalitar” socialist. Krijimtaria e “Piktorit të Popullit” Guri Madhi është një dëshmi me vlera për historinë e artit shqiptar dhe një shëmbull tipik i kohës kur ai jetoi dhe krijoi. Në fondin e GKA, Tiranë ruhen 36 vepra të artistit. piktori Guri Madhi ka ekspozuar në Tiranë dhe Korçë. Artisti Guri Madhi. ka qënë pjesmarrës në të gjitha ekspozitat kombëtare kolektive dhe ato personale, të çelura që nga viti 1956. Veprat e tij janë ekspozura në ekspozitat e çelura nga shteti shqiptar në Mëlburn (Australi), Paris (Francë), Barcelonë (Spanjë), Romë (Itali), Athinë (Greqi), Stamboll (Turqi), Bukuresht (Rumani), Sofie (Bullgari), Vjenë (Austri) etj.

Ylli Drishti /  Studjues arti

Fshihi detajet

 

Biografia e artistit Guri Madhi
15.05.1921 Lindi në qytetin e Korçës piktori  Guri Madhi nga martesa e Pandi dhe Dhespina Marjanit. Që fëmijë ai mori mësime për picture në studion e piktorit Spiro Xega. Pandi kishte hapur në Korçë një restorant, pasi u kthye nga emigrimi disa vjeçar në Stamboll (Turqi, ku mësoi zanatin e kuzhinierit.Origjina e familjes Madhi është nga fshati Marian i zonës malore të Oparit (Korçë)
Kreu tri vite në shkollën e mesme industriale  teknike të qytetit ku përveç lëndëve profesionale, zhvilloheshin dhe 6 orë vizatim dhe 2 orë plastikë. Vizatimi jepej nga mësues italianë. Ka realizuar afishet (posterat) e filmave për kinematë e qytetit “Lux” dhe “Majestik” 
7 prill 1939 Merr pjesë në demostratën antifashiste në qytetin e Korçës.
Lexo më tepër
1942 Mobilizohet në ushtrinë italiane në Batalionin “Tarabosh”.Merret intensivisht me vizatime. Pas ushtrisë kthehet në Korçë dhe lidhet me lëvizjen antifashiste të qytetit dhe ishte pjesë e grupeve edukative dhe punon për përgatijen e buletineve të luftës “Zëri I Popullit”, duke  realizuar portrete dhe vizatime të ndryshme  me letër dylli.
1944          Ishte anëtar i grupeve guerile të qytetit sëbashku me vëllanë e tij.Shtëpia e tyre ishte bazë e lëvizjes antifashiste.                                                                                                                                                      
1944-1950    Fillon punë në Asistencën sociale dhe më tej në Pallatin e Kulturës të qytetit. Njihet me piktorit Vangjush Mio (1947)dhe punon me të si skenograf në Teatrin e Korçës. I jepet mundësia  të luajë si aktor në disa pjesë teatrale. Debutoi edhe si aktor në rolet kryesore të disa dramave të kohës: “Platon Kreçiot”, “Nën gështenjat e Pragës”, “Kopraci”.
Janar 1950 - qershor 1956  Kreu studimet e larta për pikturë në Institutin e Pikturës, Skulpturës dhe Arkitekturës “I.E.Rjepin”, në Shën Petërsburg (ish BRSS). Ishte student i pedagogëve Petro Petroviç nga Bjellorusia (vizatim) dhe Vasili Shokoholl (pikturë).Në vitin e tretë të studimeve Guri Madhi ishte student në ateljenë e pedagogut Petro Ivanoviç, Stjepashkin, një portretist i njohur.Pas vitit të dytë vjen me pushime në Shqipëri dhe realizon portretin e nënës (1952).Renditet në studentët e dalluar të Akademisë.Më 26 qershor 1956 diplomohet duke paraqitur tablonë “Bajram Curri në shpellën e Dragobisë”, i frymëzuar nga poezia e Fan S.Nolit dhe vlerësohet nga komisioni me notën maksimale “shkëlqyeshëm” (otliçno).
1956-1957 Pas kthimit në atdhe Madhi. emërohet inspektor i arteve në Ministrinë e Kulturës
1957-1958 Pedagog në Liceun Artistik “Jordan Misja”,Tiranë.
1961 Ishte ndër pedagogët e parë në Institutin e Arteve, Tiranë, sëbashku me Vilson Kilicën
1964  Emërohet pedagog në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë. Gjatë viteve 1964 - 1974 piktori Guri Madhi kalon një periudhë të vështirë:  transferohet në qytetin e Gjirokastrës si piktor në garnizonin ushtarak të qytetit (1966 - 1967), kthehet në Tiranë dhe ishte i papunë,
1968   emërohet piktor në ndërmarjen e mjeteve mësimore “Hamit Shijaku” - Tiranë.
1969   Emërohet pedagog në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë
1974   Guri Madhi punoi si piktor në krijimtari të lirë.
1974 -1986 pedagog  i jashtëm në lëndën e pikturës në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë.
1983  Guri Madhi del në pension.
1962-1988   Guri Madhi ishte pjesmarrës në ekspozitat Kombëtare të organizuara nga Ministria e Kulturës dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve.
Guri Madhi ka qenë pjesmarrës në të gjitha ekspozitat kombëtare të çelura gjatë viteve  1956-1988

Vlerësime

1959  Çmimi i parë për tablonë “Ali Kelmendi”, paraqitur në ekspozitën kushtuar 15 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
1972  Dekorohet me Urdhërin “Naim Frashëri”Klasi i Parë, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
1973  Çmimi i parë për tablonë “Ndarja e Tapive”,
1976   Vlerësohet me titullin “Piktor i Popullit”
Galeria e Arteve, Korçë ka marrë emrin “Guri Madhi”

Ekspozita personale
Prill  1980 - Ekspozitë  e përbashkët me piktorin Kujtim Buza me titull: ”Nëpër vende historike të Kosovës”, GAF, Tiranë, Shqipëri
Shkurt - Mars 1981- Ekspozitë sëbashku me piktorin shqiptar Kujtim Buza  në GAF, Prishtinë, Prizren, Gjakovëj, Kosovë
Qershor 1981 - Ekspozitë personale në Tiranë, Shqipëri
Qershor 1987 - Ekspozitë personale në Tiranë, Shqipëri
1988- Ekspozitë personale në Tiranë, GKA Shqipëri 
Shtator   1988 – Ekspozitë personale në Pallatin e Kulturës, Korçë,  Shqipëri
1998            -Ekspozitë retrospective në GKA, Tiranë,Shqipëri.
Nëntor 2000 –   Ekspozitë personale në “Palace of Nations”, Gjenevë-Svicër.
Maj 2001 – Ekspozitë personale në GKA, Tiranë, Shqipëri
19 Qershor 2008 –  Ekspozitë personale në Galerinë  “Guri Madhi”, Korçë, Shqipëri
Qershor 2011 – Ekspozitë Personale  “Guri Madhi  në artin modern”, në “Tirana Business University”, Tiranë, Shqipëri
Qershor 2014 –Ekspozitë Personale “Frymëzimi I parë” –  punime mbi letër – “Tirana Business University”, Tiranë, Shqipëri.
Prill 2017 –  Ekspozië Personale  “An albanian Myth”, Ljubljanë, Slloveni.

Pjesmarrje në ekspozita ndërkombëtare 

1957- Pjesmarrës në Bienalen e Aleksandrisë, Egjypt
1957- Pjesmarrës në Ekspozitën e piktorëve shqiptarë, Moskë, Rusi
Pjesmarrës në Ekspozitën e piktorëve shqiptarë,Sofie-Bullgari
Pjesmarrës në Ekspozitën e piktorëve shqiptarë, Bukuresht, Rumani
1959 - Pjesmarrës në Bienalen e Aleksandrisë, Egjypt )
1961 - Pjesmarrës në Bienalen e Aleksandrisë, Egjypt )
1963 - Pjesmarrës në Bienalen e Aleksandrisë , Egjypt )
1975 -  Pjesmarrës në Ekspoztën e artistëve shqiptarë, Paris, Francë
1976 -  Pjesmarrës në Ekspoztën e artistëve shqiptarë Athinë, Greqi
1980  - Pjesmarrës në Ekspoztën e artistëve shqiptarë, Izmir, Turqi
1986 - Pjesmarrës në Ekspoztën e një ngrupi të artistëve shqiptarë  në Melbourne-Brisbane, Australi
1998 - Pjesmarrës në Ekspoztën e artistëve shqiptarë, Itali (with work “Meeting of Moscow”)
2001 - Pjesmarrës në Ekspoztën e artistëve shqiptarë, Barcelona, Spanjë (with work “Meeting of Moscow”)
2004 - Pjesmarrës në Ekspoztën e artistëve shqiptarë, në UNESCO- Paris-France (
Shtator 2005 - Pjesmarrës në “Tirana Bienale 3”  (with the work “Meeting of Moscow”)
2007 - Pjesmarrës në Ekspoztën e artistëve shqiptarë, RP e Kinës .
2011 - Pjesmarrës në Konkursin Ndërkombëtar  “Onufri XIII”, GKA, Tiranë, Shqipëri.

Ylli Drishti /  Studjues arti

Fshihi detajet