Hektor Dule

 

Nëna me fëmijë, Allçi, 91 x 57 x 104 cm, Nr. Inv. 3047
Portret ushtari, Allçi, 24 x 26 x 44 cm , Nr. Inv. 3124
Pranvere, Bronx, 20 x 28.5 x 68.5 cm, Nr. Inv. 2937

 

Hektor Dule  (Përmet, 03.01.1939) Skulptor.
Hektor Dule është një nga  skulptorët kryesorë shqiptarë të Realizmit Socialistë. i gjysmës së dytë të shekullit XX. Hektori në mori mësime pikture nga piktorët Andrea Kushi dhe Safo Marko. Mbaroi shkollën fillore  “Kosova”, Më tej Dule kryen studimet e mesme për skulpturë në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë (1952-1956) nën drejtimin e pedagogëve Odise Paskali dhe Janaq Paço.  Skulptori Hektor Dule  kreu pjesërisht studimet e larta në Pragë (Çekosllovaki, Shkolla e lartë industriale për skulpturë) në ateljenë e pedagogët Otto Vinç, Jan Kavan dhe Jan Mimota; ndërsa diplomën e mbrojti në Tiranë në vitin 1964 (grup skulpturor ”Pranvera e jetës”).Pas studimeve artisti Hektor Dule, ishte modelist në Ndërmarrjen Shtetërore të Porcelanit, Tiranë dhe nga viti 1967, doli në krijimtari e lirë. Artisti Hektor Dule ishte pedagog i skulpturës monumentale në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, duke filluar nga viti 1974. Ai ekspozoi për herë të parë në ekspozitën kombëtare i quajtur “Salloni”, në vitin 1955 (portreti i aktores së Durrësit Donika Baçi), punim që u prit mirë dhe u ekspozua dhe në Moskë (1958). Lexo më tepër
Skulptori Dule, më tej, realizoi disa portrete, nga mund të kujtojmë: “Malësori me llullë” (terrakotë, 1956);”Portret vajze” (terrakotë, 1957; (ekspozita e 40 vjetorit të Revolucionit të Tetorit, vlerësohet me çmim të parë, GKA,Tiranë). Skulptori Hektor Dule krahas skulptorëve të tjerë të realizmit socialist ka realizuar  mjaft portrete të ndryshëm, patriotësh dhe luftëtarëve të luftës Nac.- çl. ku ndjehet ngohtësia e plasticitetit të formës që ai modelon. Ndër veprat  e periudhës 1964 - 1994 mund të kujtojmë: “Në njërën dorë pushkën dhe në tjetrën kazmën” (1966, bronx, GKA,Tiranë). Kjo vepër pasi u ekspozua në Tiranë (1966), ekspozohet në RP të Kinës (1967) dhe në Bienalen e Aleksandrisë, Egjipt, (1971).Vepra të tjera të kësaj periudhe janë: “Punëtorja e lartësive”, 1983 (gips,GKA,Tiranë); ‘Portret ushtari”,1985, (gips, GKA,Tiranë); “Nëna me fëmijë”, 1984 (gips,GKA,Tiranë). “Pranverë”, 1979, (gips, GKA,Tiranë); “Partizani” , 1973, (gips, GKA,Tiranë); “Udhëve të luftës”1974 (gips, GKA,Tiranë dhe në bronx në lartësinë 2,10 m, e vendosur në parkun e madh të Tiranës) etj. Artisti ka realizuar edhe figura, buste e monumente dedikuar heronjve dhe ngjarjeve nga historia e Shqipërisë dhe lufta Nac-Çl.; ku mund të kujtojmë monumentit kushtuar luftës së Mushqetasë pranë Tiranës (beton, 1968). Kërkesat dhe parimet strikte të artit të realizmit socialist mishërohen në shumë nga punimet e skulptorit Dule, pasi duke marrë porosi shtetërore – partiake kontrolli mbi krijimtarinë e tij ishte më i rreptë. Realizmi – monumental i skulptorit Hektor Dule, shpesh të krijon impresionin e imazheve skematike standarte, veçanërisht kur ai bashkëpunon me skulptorin Fuat Dushku apo dhe me grupin e tre skulptorëve të tjerë (K.Rama, M.Dhrami e Sh. Hadëri). Këto vepra të dimensioneve të mëdha, duke qënë kolektive e kanë humbur individualitetin e secilit krijues. Skulptori Dule bashkëpunoi me skulptorin Fuat Dushku për realizimin e relievit “Naftëtarët”, Patos; “Monumenti i rezistencës”, 1988, bronx, Durrës, (“Shëtitorja Taulantia” ). Sëbashku me skulptorin Dhimo Gogollari realizuan dy relievet (në formë triptiku) në të dy anët e hyrjes kryesore në godinën kryesore të “Pallatit të Brigadave” (ish Pallati Mbretëror, Tiranë, bronx, 1972). Ai ishte vetëm në një rast pjesë e grupit të katër artistëve që punuan sëbashku për realizimin e monumenteve historike dhe atyre politikë gjatë viteve 1972–1990. Kështu ai ishte bashkautor i relievit të fasadës së selisë së Këshillit të Ministrave (beton, 1974) me M.Dhramin, K.Ramën dhe Sh.Hadërin.  Në vitin 1981 bashkautor me Sofokli Kocin në realizimin e relievit  në bronx me titull:”Figura e Shqipërisë”, vendosur në murin e hollit qëndror të Pallatit të Kongreseve, Tiranë. Ai realizoi njërin nga 3 monumentet kushtuar diktatorit Enver Hoxha pas vdekjes së tij, në qytetin e Korçës (1988, bronz, Korçë). Edhe pse ishte pjesë e skulptorëve të Realizmit Socialist. Hektor Dule priret drejt një plastike të ngrohtë, lirizmi dhe sensualizmi veçanërisht në figurat e tij femërore (nudo). Kjo cilësi e tij i bën veprat e artistit mjaft të veçanta dhe i evidenton atë si mjeshtrin e skulpturës në historinë e  artit shqiptar. Rreth tridhjetë vepra e artistit Hektor Dule ndodhen në fondin e GKA, Tiranë, vepra të tjera të artistit, ndodhen në Francë,“Galeria Nettisi”, në Ambasadën Shqiptare në Pragë si dhe në koleksionistë privatë. Artisti Hektor Duke është vlerësuar me titujt e lartë:  “Artist i Merituar” dhe “Artist i Popullit”.

Ylli Drishti / Studjues arti

Fshihi detajet

 

Biografia
03.01.1939  Lindi në Përmet dhe ishte një nga djemtë e familjes së nëpunësit Qani Dule (1908 - 1968), i arsimuar në shkollën Harri-Fullzi (Ekonomi bujqësore) e më tej si ushtarak në ushtrinë mbretërore me gradën N/Toger. Familja Dule pasi u transferua nga një rreth në tjetrinnë administratën shtetërore herë si sekretar dhe here si Kryetar Komune  (Jergucat-Gjirokastër; Novoselë-Vlorë; Këlcyrë-Përmet; Lurë–Pukë; Zadrimë–Lezhë dhe Lushnjë), u vendos në Tiranë.
1945 Familja e Qani Dules vendoset me banim në Tiranë.
1946 - 1952 Kreu arsimin në shkollën “Kosova”, Tiranë. Mori mësime pikture në shtëpinë e pionierit nga piktori Andrea Kushi dhe Safo Marko.
1952 - 1956 Kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë nën drejtimin e pedagogëve Odise Paskali dhe Janaq Paço.
Lexo më tepër
1960-1964 1956 - 1957 Modelist në kooperativën e porcelanit, duke u marrë me realizimin e figurinave, për të plotësuar kërkesat e tregut.
1957 - 1961 kreu pjesërisht studimet e larta në Pragë (Çekosllovaki, Shkolla e lartë industriale) për skulpturë në ateljenë e pedagogët Otto Vinç, Jan Kavan dhe me asistent Jan Simota (autor i monumentit të ish Presidentit çek Antonin Zapotocki); Gjatë studimeve punoi në studion e skulptorit Otto Vinc duke përfeksionuar qeramikën dhe teknikën e skulpturës. Me kthimin në Shqipëri diplomën e mbrojti në Tiranë në Institutitn e Arteve  me grupin skulpturor ”Pranvera e jetës” (1964), nën drejtimin e pedagogut Shaban Hadëri.
1964 Modelist në ndërmarrjen shtetërore të porcelanit, Tiranë, sëbashku me kolegët e tjerë si: Dhimo Gogollari,Thoma Thomai, Fuat Dushku,
1967 Skulptor në krijimtari të lirë për realizimin e monumentit të Myshqetas, Tiranë
1971 - 1974 Punon në Komitetin Ekzekutiv, Tiranë.
1974 - 2009 Pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë (sot Universiteti i Arteve) në ateljenë e skulpturës së kavaletit dhe asaj monumentale.
1967 - 1991 Anëtar i Lidhjes së Shkrimtaëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Vepra të autorit në vite
1955. Portret vajze (Donika Baçi). Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative.
1955 -1956 “Malësori me llullë”, Terrakotë.
1956. “Portret vajze”, Terrakotë
1957. Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative me rastin e 40 vjetorit të Revolucionit të Tetorit.
1964 -1965  Realizoi punimin e diplomës
1965. Realizoi skulpturën me titull: ”Në njerën dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën”
1967. Realizoi grupin skulpturor “Brez pas brezi”
1968. Realizoi monumentin “Përmendorja e monumentit të Mushqetas”
1968. Realizoi relievin kushtuar Skënderbeut. (beton i bardhë, Lezhë)
1973. “Portret vajze”, allçi; “Portret fëmije”, allçi; “Partizani”, Allçi.
1974. Realizoi grupin skulpturor “Udhët e jetës”.
1976. Realizoi skulpturën me titull “Në brezin kufitar”, allçi.
1977. Realizoi skulpturën me titull”Guri i rëndë në vend të vet”, allçi.
1978. Realizoi skulpturën me titull “Vigjilencë”, allçi; “Kushtrimi”, allçi;
1979. Realizoi skulpturën me titull “Pranverë”, allçë, kompozim.
1982. Realizoi skulpturën me titull “Në njerën kazmën dhe në tjetrën pushkën” (bronz, MHK, Tiranë)
Realizoi skulpturën me titull “Nora”,allçi.
1983. Realizoi skulpturën me titull “Punëtorja e lartësive”, allçi.
1984. Realizoi skulpturën me titull “Nëna me fëmijën”, allçi, kompozim.
1985. Realizoi skulpturën me titull ‘Portret ushtari”, allçi.
1986. Realizoi skulpturën me titull “Portret vajze”, dru
1989. Realizoi skulpturën me titull “Portret”, allçi.
Skulpturë monumentale
11 janar 1968 Relievi kushtuar Skënderbeut, Gjirokastër, beton
17 nëntor 1968 “Përmendorja e monumentit të Mushqetas”, beton
1970. Përmendorja e Luftës së 1920, reliev, Vlorë. (në bashkautorësi me skulptorët: Kristaq Rama, Shaban Hadëri, Muntaz Dhrami), Qafa e Kociut, Kaninë.
1974. Relievi në fasadën e Kryeministrisë , beton. (në bashkautorësi me skulptorët: Kristaq Rama, Shaban Hadëri, Muntaz Dhrami).
1988. “Monumenti i rezistencës”, Bronz, Durrës. (në bashkautorësi me skulptorin Fuat Dushku).
1981. Vepra skulpturore “Figura e Shqipërisë” (në bashkautorësi me skulptorin Sofokli Koci) , holli i Pallatit të Kongreseve, Tiranë
1976. Grupi skulpturor “Naftëtarët”, reliev, Patos, bronz, në bashkautorësi me skulptorin Fuat Dushku.
1988. Monumenti i Enver Hoxhës, bronz, Korçë. (Ky monument u shkatërrua nga protesta popullore ne vitin 1991)
Çmime dhe vlerësime për autorin
1957. Çmimi i parë në skulpturë  
Vlerësuar me “Çmimin e Republikës së Klasit të I” (dy herë) dhe me “Çmimin e Republikës së Klasit të IIi”.
1965. Vlerësuar me “Çmimin e tretë”, për veprën: ”Në njerën dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën”.
1974. Vlerësuar me “Çmimin e parë”, për veprën:”Në udhët e luftës”.
Vlerësuar me “Çmimin e parë”, për veprën:”Komisari”.
1978. Vlerësohet me titullin “Artist i Merituar”
1988. Vlerësohet me titullin “Artist i Popullit”
1999. Vlerësohet me titullin Profesor.
2009. Del në Pension dhe vazhdon të punojë në studion e tij në Tiranë.

Ylli Drishti / Studjues arti

Fshihi detajet