Llambi Blido

 

Portret vajze, 1971, Vaj mbi kanavacë, 42 x 52 cm, Nr. Inv. 1219
Në pultin e komandimit, 1971, Vaj mbi kanavacë, 118 x 129 cm, Nr.Inv. 1166
Portret vajze “Alma”, 1994, Vaj mbi kanavacë, 53.5 x 44 cm, Nr. Inv. 4191

 

Llambi Blido    
Piktor dhe kritik arti

Llambi Blido është pjesë e brezit të parë të studentëve që u diplomuan në Institutin të Arteve Figurative, Tiranë në mesin e viteve ’60. Që në fillimet e krijimtarisë Blido ishte kërkues dhe i prirur për gjetjen e shprehive të reja në pikturën e tij figurative realiste. Delikatesa në ngjyra, estetika e imazhit dhe natyrshmëria janë elementët kryesorë të artit të tij. Lexo më tepër
Edhe pse krijoi në një situatë të vështirë për artin dhe kulturën shqiptare, siç ishin vitet pas Plenumit të 4-të KQPPSH, Blido me dashuri, pasion dhe profesionalizëm trajtoi temat e tij të preferuara portretin, fëmijët dhe figurën femërore. Në gjininë e portretit ai ka realizuar një galeri të veçantë ku ndjehet qartë kërkesa e lartë e zbulimit psikologjik dhe një qëndrim stilistik që e evidenton atë qartësisht si një individualitet të veçantë në brezin e piktorëve shqiptarë të gjysmës së dytë të shek.20.

Artan Shabani – Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve

Fshihi detajet

 

Piktori Llambi Blido është pjesë e artistëve shqiptarë që u formuan dhe u diplomuan në Institutin e Arteve në Tiranë. Rruga e tij krijuese evidentoi shumë shpejt në mesin e viteve ‘60 të shekullit XX, një individualitet të spikatur që me stilin e tij dallohej për ndjeshmëri ndaj formës dhe linjës. Blido nuk e ndërpreu kurrë kontaktin me natyrën, por ai në pikturë dhe vizatime ofronte një këndvështrim modern për kohën, sigurisht i ndikuar edhe nga kontakti që ai pati nga literaturën artistike në Bibliotekën e Universitetit të Tiranës dhe në atë të Institutit të Arteve në Tiranë. Kontakti me veprat origjinale të impresionizmit francez që ai ruante në memorie nga Muzeu Hermitage si student në Institutin “Rjepin”, gjatë studimeve në Leningrad (1960-1961), “heshturazi” e kishin ushqyer  piktorin me dashurinë për një pikturë ndryshe, ku tematikat do të ishin fëmijët, njeriu, natyra dhe bukuria femërore. Vepra e parë e realizuar pas diplomimit dhe e ekspozuar në qytetin e Kuçovës ka qënë ajo me titull “Mëngjes naftëtari” (1966). Lexo më tepër
Në disa nga Ekspozitat Kombëtare të kohës disa herë radhazi  punimet e tij në pikturë u refuzuan të ekspozoheshin - mund të kujtojmë tablotë me titull: “Në korridorin e shkollës” (1966, 400 x 250cm); “Këngë e re – Jehonë e lashtë” (1976); “Trëndafilat e kuq” (1978); “Hysni Kapo” (1981). Po kështu në vitin 1988 kur artisti Blido përgatiti ekspozitën e tij vetjake për ta çelur në GKA, Komisioni Shtetëror i kohës vendosi që gjysma e punimeve të artistit nuk duhej të ekspozoheshin. Artisti nuk pranoi dhe e anulloi hapjen e ekspozitës. Blido edhe pse kritikohej si i ndikuar nga impresionizmi francez, vazhdoi me këmbëngulje të pikturonte, por edhe të shkruante për artin figurativ të atyre viteve, duke u bërë pjesë e kritikës së kohës.
Studimet e larta për grafikë I filloi në Leningrad (sot Shën Petërburg) në Institutin “V.I.Rjepin“të  ish BRSS. Por studimet u ndërprenë shumë shpejt (1960-1961) pas prishjes së marrëdhënieve shtetërore të Shqipërisë me ish BRSS.  Diplomohet në Tiranë për pikturë kavaleti në Institutin e Arteve, Tiranë (1965) në ateljenë e piktorëve Vilson Kilica dhe Danish Jukniu. Gjatë viteve 1960-1980 përveç ilustrimeve që artisti Blido publikonte në revistat për fëmijë “Fatosi” dhe “Pionieri”, ai realizoi edhe cikle me vizatime kushtuar bukurisë femërore (portrete) të cilat i ekspozoi në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë, në ekspozitën e tij vetjake të vitit 1999. Pasioni i tij ishte portreti që ai e realizoi gjatë gjithë krijimtarisë së tij. Vizatimi për të ishte një gjini e dashur dhe i jepte mundësi artistit të punonte me model, duke zbuluar bukurinë femërore dhe të imazhit që ai zgjidhte. Në vizatimet e tij ndjehet kërkesa për një sens estetik, dhe një sensibilitet që arrihet duke u shprehur me mjete të kursyera të hije-ditës, ku përparësi merr evidentimi i formave të pastra dhe detajeve të zgjedhura në portretet e imazheve të ndryshëm, kryesisht femërore.
Piktori Blido në tablotë e tij ka prirje të theksuara estetike, në to mbizotërojnë ngjyrat me tone të qeta, linjat elegante kornizuese të imazhit, duke zgjedhur kryesisht tema lirike. Duke parë vështirësi në ekspozimin e punimeve të tij në publil Llambi Blido ju kushtua kritikës artistike. Llambi Blido ishte ndër nismëtarët e organizimit të ekspozitës vjetore të grupimit “Nëntori” duke filluar nga viti 1998 e në vazhdim, ku ai ishte pjesëmarrës. Në moshën 60 vjeç megjithë problemet që pati me shikimin e dobët të shkaktuar nga glaukoma nuk ndaloi asnjëherë së pikturuari edhe pas humbjes së shikimit në fillimin e viteve 2000. Në punimet e relizuara nga viti 2000 – 2015 piktori realizoi punime abstrakte duke realizuar kombinime ngjyrash të pastra në vaj por edhe me pastel mbi vizatime të tij të mëparshme të printuara mbi kanavacë.
Llambi Blido ka si pasion portretin figurativ, por ai ka realizuar punime abstrakte në dimensione të vogla duke filluar që nga vitet 1960 e në vazhdim, të cilat ja dhuronte mikut të tij, kompozitorit Agim Krajka. Ky koleksion punimesh abstrakte u pasurua nga Blido veçanërisht pas viteve 1990, Nga krijimtaria e artistit Llambi Blido në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë ndodhen 21 punime të viteve 1967- 1999. (prej të cilave 7 punime në vaj).

Ylli Drishti kurator/ studjues arti

Fshihi detajet

 

Jetëshkrimi
Lindi më 3 shkurt 1939 në Kallfanin e Strumës (Roskovec)
1954 - 1958          Kryen Politeknikumin “7 Nëntori”, Tiranë, në degën e gjeologji / miniera.
1958 -1960           Emërohet laborant në Universitetin Shtetëror, Tiranë. Ndërmarja komplekse: Gjeologji / Topografi
1959                       Botoi karikaturat e para në shtypin qëndror shqiptar.
1960 - 1961          Ishte student në Institutin në Institutin e Pikturës, Skulpturës dhe Arkitekturës “I. E. Rjepin” në Lenigrad (sot Shën Petërburg, ish BRSS) nën drejtimin e pedagogëve Jusipenko, Zvoncov, Vjertogonskij. Boton vizatimet e tij satirike në median e shkruar të qytetit të Leningradit dhe pranohet anëtar i shoqatës rajonale të karikaturistëve.
1961 -1965           Diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë në degën e pikturës së kavaletit nën drejtimin e pedagogëve Vilson Kilica dhe Danish Jukniu. Realizon punimin e diplomës “Kopështi fëmijve” (150 x 150 cm)
1965 -1975           Redaktor artistik në shtypin për fëmijë
1975 – 1987         Pedagog i pikturës në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë (të mbrëmjes)
1988 – 1991         Inspektor për artet figurative në Ministrinë e Kulturës dhe Arteve
1991                       e në vazhdim në krijimtari të lirë

Lexo më tepër

EKSPOZITA
Pjesëmarrës në disa Ekspozita Kombëtare në Tiranë dhe jashtë Shqipërisë
1970       Ekspozita Kombëtare e piktorëve dhe skulptorëve të rinj: “Rinia në punë dhe në jetë”
1971     Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative me rastin e 30 vjetorit të themelimit të PPSH
Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative “Portreti i Klasës punëtore në Artet Figurative”
1972       Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative “Klasa punëtore në Artet Figurative”
1974       Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative, kushtuar 30 vjetorit të çlirimit të atdheut
1981       Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative, me rastin e 40 vjetorit të themelimit të PPSH
1990       Ekspozitë vetjake në Overat (Këln), Gjermani
Ekspozita e dytë vetjake në Overat (Këln), Gjermani
Ekspozitë në grup me katër piktorë gjermanë në “Galeria Tilman”, Gelsenkirchen, Gjermani
Qershor 1992       Ekspozitë vetjake në GKA, Tiranë
Shtator 1992         Ekspozitë vetjake në MHK, Tiranë
1993       Pjesmarrës në ekspozitën kolektive të artit shqiptar në Bon, Gjermani,
1995       Ekspozitë në grup me piktorët Besim Tula dhe Stefan Taçi
Dhjetor 1996        Ekspozitë vetjake “Galeria Dajti, Tiranë
1999       Ekspozitë vetjake në GKA, Tiranë “Vizatime të zgjedhura 1960-1980”
2001       Pjesmarrës në ekspozitën e përvitëshme “Nëntori 3”
2016       Ekspozitë vetjake në GKA, Tiranë

Botime të veprave të autorit në vitet 1959 -1999
1959 - 1960        Punime në karikaturë për median e shkruar: në gazetat “Zëri i Popullit”,”Zëri i Rinisë”, “Bashkimi”, “Hosteni” (Revistë humoristike).
1960 - 1961          Botime vizatimesh satirike në shtypin rus. Anëtar i Shoqatës së Karikaturistëve të Leningradit.
1962 - 1967          Botime vizatimesh satirike në shtypin shqiptar dhe kinez.
1977 - 1999          Artikuj publiçistikë, kritika, studime në shtypin qëndror shqiptar si dhe pjesmarrës në diskutime publike mbi artin pamor.
1987                       Boton librin me titull: ”Shënime për pikturën dhe skulpturën” (Artikuj, studime dhe ese), Shtëpia botuese “Naim Frashëri, Tiranë, 172 faqe.
Përkthen nga gjuha ruse librin “Burgu” të romancierit të njohur francez Zhorzh Simenon, i cili u botua në vitin 1993
1995 – 1996         Sëbashku me piktorin Besim Tula botojnë gazetën e parë për artet visive “ARTI” (dalin vetëm katër numra)
1999                       Botoi “Album – vizatime lirike të viteve ’60, ’70, ‘80. (Shtëpia botuese “Dituria
Shkrime në shtypin e përditshëm
1977    Gazeta “Zëri i Rinisë”, “Disa fjalë për portretin në pikturë” (15 tetor)

  • Gazeta “Zëri i Rinisë”,”Forca epike e një tabloje” (Për tablonë “Ju flet Tirana”, e piktorit Pandi Mele (29 shkurt)
  • Revista “Pionieri” “Me shallin e kuq në qafë,me diellin e Partisë në zemër / Tablo mbi jetën dhe punën e fëmijve në ekspozitën e arteve figurative që u hap me rastin e 35 – vjetorit të themelimit të Partisë (Nr. 2, fq.8-9)

1979    Revista “Pionieri””Heroizmi dhe gëzimi i jetës tonë”.Mbi veprimtarinë e skulptorit Thanas Papa. (Nr.2, fq.14-15)

  • Gazeta “Zëri i Rinisë”, “Portret i frymëzuar”/ Mbi pikturën e Vilson Kilicës: “Komandanti i- Brigdës së I –rë Sulmuese Mehmet Shehu. (15 janar)
  • Gazeta “Zëri i Rinisë”, “Vërtetësia në një portret” (në ndihmë të talenteve të reja /.Vepra e Artistit të Popullit Foto Stamo, “Portret partizani”) 8 dhjetor

1980    Gazeta “Zëri i Popullit” “E u shfaq këtu një luftë e rreptë mbas kushtrimit Gjamës” (Shënime për ekspozitën e pikturave dhe skulpturave të artistëve kosovarë / e hapur në Pallatin e Kulturës, Tiranë (6 shkurt)

  • Gazeta “Zëri i Rinisë”, “Shënime për një galeri arti” / Në rrethin e Vlorës (23 janar)

 1982   Revista “Nëntori” Muzika e ngjyrave. (Duke parë ekspozitën e A.Buzës). Nr.12 fq.105 112.
 1983   Gazeta “Drita” Veçori stili / Mendime mbi disa probleme të stilit në disa piktura të Ekspozitës Kombëtare të 70-vjetorit të Pavarësisë (6 mars).
1984   Gazeta “Drita” Në interpretimin artistik. (Duke diskutuar për cilësinë ideoartistike).Në fushën e arteve figurative. (6 maj, fq.5, 11.)

  • Gazeta “Drita” Në rrjedhën e krijimtarisë / Mbi disa vepra të krijuesve tanë.23 shtator, fq.7
  • Gazeta “Drita” Shikuesi përqëndrohet te kryesorja: njeriu / Skulptori Kristaq Rama (7 tetor , fq.5)

1985    Gazeta “Drita” Gjuha e artit dhe “mbulimi” i skematizmit / Për dy kompozime me titull:”Naftëtarët” e Agim Shamit dhe të Pirro Lenëstë ekspozuara në Galerinë Galerinë e Arteve Figurative.

  • Revista “Në shërbim të popullit” Në qendër tema e ditëve tona / Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative. Nr. 1, fq. 19-20
  • Revista “Ylli” Poet i peizazhit / Mbi piktorin Kujtim Buza .Nr. 12 fq.18-19

1986    Gazeta “Drita” Pasqyrimi i një rasti historik /Tabloja e Shaban Hysës “U themelua Partia”.28 shtator, fq.7

  • Gazeta “Drita” Për agimin e madh të historisë shqiptare/ Mbi tablonë “Kur gdhihej 8 Nëntori”, të Piktorit të Merituar Vilson Kilica. 9 nëntor, fq.8

1987    Gazeta “Drita” Autori dhe komisionet e pranimit të veprave/ Artet figurative. 15 shkurt, Fq.5,6

  • Gazeta “Tirana” Gëzimi i soditjes. (Në Galerinë e Arteve u çel ditët e fundit ekspozita me veprat e Piktorit të Merituar Zef Kolombi, të njërit prej piktorëve tanë më të shquar të viteve 30 e 40. (12 tetor).
  • Gazeta “Drita” Koha shtron kërkesa edhe ndaj autorëve të rinj / në artet figurative. (7 nëntor , fq.5)
  • Gazeta “Zëri I Popullit” Për gjykimin e veprave të artit kryesorja është niveli cilësor. (1 nëntor, fq.12-13)

1987    Gazeta “Zëri I Popullit” Amatorë apo profesionistë, gjykohen nga vepra (Disa mendime për ekspozitën e artit me vepra të disa krijuesve të kryeqytetit). 11 dhjetor.

  • Gazeta “Drita” Ku qëndron prapambetja e kompozimit figural / 28 shkurt, fq.5 – 6
  • Gazeta “Zëri I Popullit” Për përtëritjen e tablosë kompozicionale /3 prill
  • Gazeta “Zëri i Rinisë” Realizime të frymëzuara (Shënime nga ekspozita “Qeramika dhe tekstili”) /Realizuar nga studentët e katedrës së arteve të aplikuara në ILA. / 5 tetor

1991     Gazeta “Tirana” Personaliteti i pikturës sonë / Naxhi Bakalli / 19 dhjetor

  • Gazeta “Zëri I Popullit” Piktori Naxhi Bakalli (Ç’do gjë tek vepra e tij vallzon) /7 dhjetor
  • Gazeta “Zëri I Popullit” Piktura jonë bashkëkohore (Ekspozita e parë e Edi Hilës)/ 10 tetor.

1992     Gazeta “Drita” Drejt artit të madh bashkëkohor (Ekspozitë e përbashkët e 30 piktorëve) / Ekspozitë e “Shoqatës së Piktorëve të Pavarur”/ Nr.8, 29 mars, fq.3

  • Gazeta “Zëri I Popullit”, Ekspozitat tona të artit / nr.239 (14880), 17 nëntor.
  • Gazeta “Zëri i Rinisë”,Për Evropën ne nuk jemi interesantë. (Ekspozita “Vjeshtë ‘92” Intervistë e piktorit dhe kritikut Llamb Blido, dhënë gazetarit Sami Milloshi / nr.62,28 tetor

1993     Gazeta “Bashkimi” A është Shqipëria në Galerinë e Artit? / Galeria Kombëtare. 17 mars

  • Gazeta “Bashkimi” Arti i artistëve të varfër. 17 qershor
  • Gazeta “Rilindja Demokratike” Arti nuk b1%het për para. / Ekspozitat e artit në Galerinë e Arteve.Replikë me shkrimtaren Mimoza Ahmeti. 6 prill.
  • Gazeta “Rilindja Demokratike” Artistët dhe demokracia. / nr.298, 19 shkurt
  • Gazeta “Rilindja Demokratike” Mjeshtër i shquar I fotografisë Pleurat Sulo./ nr.538 19 dhjetor, fq.3-4
  • Gazeta “Rilindja Demokratike, Onufri’93, Arritje dhe probleme të një ekspozite – konkurs / nr. 532, 12 dhjetor
  • Gazeta “Rilindja Demokratike Vetëm një meter! Artisti vlerësohet nga veprat që i rezistojnë kohës. 21 maj

1994     Gazeta “Zëri I Popullit”, Diletantizmi modernist në një Ekspozitë Kombëtare (Probleme të artit tonë sot)./ nr.280, 2 dhjetor, fq.9

  • Gazeta “Zëri I Popullit”, Qeveria I ka braktisur krejtësiht piktorët dhe skulptorët. Interv. Mirela Ndini. / nr.274, 25 nëntor
  • Gazeta “Zëri I Popullit”, Të kesh një fytyrë, kjo është çështja (Shënime rreth ekspozitës së Nazmi Hoxhës). / nr.267, 17 nëntor, fq.9

1995     Gazeta “Bashkimi”, Album tërheqës poetiko – viziv në Galerinë e Arteve./Piktorët Arben Theodhosi dhe Ilir Fico, shoqëruar me vëllimin poetik “Arketip” të poetit Klod Freman, /nr.14, 6 prill, fq.6      Gazeta “Zëri I Popullit”, Arti modern dhe droja artistike./ Piktura, / nr.189, 13 gusht, fq.11

  • Gazeta “Zëri I Popullit”, I përulem vetëm të bukurës.Interv. Kujtim Halili/Intervistë me piktorin dhe kritikun e artit Llambi Blido që këto ditë ka hapur ekspozitën vetjake në Galerinë e Artit “Dajti”./nr.291, 11 dhjetor, fq.11
  • Gazeta “Zëri I Popullit”, Myslim Mulliqi, piktor I shquar shqiptar nga Kosova./ nr.79, 5 prill, fq.11
  • Gazeta “Zëri I Popullit”, Pionieri i skulpturës moderne shqiptare Agim Çavderbasha,/Bibliografi artistike (Të njohim mjeshtrat tone të artit)./ nr.84, 11 prill, fq.10
1997    Gazeta “Shekulli”, Arti dhe ndërtimi, binomi ende i ndarë/ Nr. 16 /22

Ylli Drishti kurator/ studjues arti

Fshihi detajet