Lumturi Blloshmi

 

Aksionistja, 1970, Vaj në kanavacë, 65 x 110 cm, Nr. Inv. 1064
Metamorfoza, Miks në kanavacë, 120 x 85 cm, Nr. Inv. 4271
Monument Kulture, 2005, Miks në kanavacë, 114 x 100 cm, Nr. Inv. 4333

 

Lumturi Blloshmi (Tiranë 23.08.1944) Piktore

Lumturi Blloshmi është pjesë e artistëve bashkëkohës modernë shqiptarë. Artistja Blloshmi kryeu  Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë (1959-1963) dhe vazhdoi studimet në Institutin e Lartë të Arteve,Tiranë dhe diplomohet në vitin 1968. Blloshmi është anëtare e shoqatës së grave artiste shqiptare “Linda”. Piktorja Blloshmi filloi krijimtarinë në prag të ngjarjeve të vështira që kalonin artistët në Shqipëri në vitet 1973-1974, ku mjaft udhëheqës të lartë të Partisë dhe shtetit si dhe krijues artistë u dënuan me burgime nga diktatori i atëhershëm Enver Hoxha. Pra, në këtë atmosferë ajo punoi kryesisht pejzazhe e portrete me të cilat prezantohet në ekspozitat kombëtare të kohës, të cilat janë realiste. Lexo më tepër
Ekspozita e parë personale i përket vitit 1988 (Berat) dhe po atë vit ajo është pjesëmarrëse në Bienalen e Ankarasë (Egjypt). Artistja Lumturi Blloshmi veçanërisht pas viteve ’90 vlerësohet dhe evidentohet si një nga piktoret më të mira bashkëkohore në artet pamore shqiptare. Duke filluar nga viti 1992 ajo realizoi një cikël tablosh me nudo, ku vërehen shpërthime ekspresioniste dhe një modelime monumentale të figurës, ngjeshje të formës që shoqërohet me sfonde të qetë njëngjyrësh, apo dhe me sfonde me dritë të qartë. Interesi i piktores për temat e rëndësishme sociale dhe shpirtërore shpalosen në zgjidhje të ndryshme kompozicionale në tablotë e saj “Martesa” (1995), “Misteri Biblik” (1995), “Etaloni perfekt” (1995), “Piktori i kryqëzuar” (1995). Cikli më interesant i kësaj periudhe  është ai kushtuar eksodit (ai përbëhet nga dy grupe në formë triptiku). Piktorja Blloshmi është në këtë periudhë ndër të paktët artistë shqiptarë që pasqyrojnë me një gjuhë simbolike figurative eksodin e madh të shqiptarëve drejt Italisë të viteve 91 - 92. Në tablotë e saj (kolazhe) ajo është e papritur dhe përdor mbi telajo edhe sende e objekte të marra nga jeta. Megjithatë, ajo mbetet një piktore figurative që përcjell mesazhe të rëndësishme sociale me një gjuhë artistike bashkëkohore. Blloshmi ka realizuar edhe vepra në instalacion në disa ekspozita vetjake, duke zgjedhur tema nga lindja (Menu KamaSutra) dhe nga bashkëkohorja duke marrë personazhe nga figurat politike aktuale (projektet: “Obsession”, 2002;” The Pyramid; Rrugë utopike – The utopian Road; Ambiguity (2003); Pushtimi i hapësirës – The invasion of the space; Paradox; Duality). Krijimtaria e saj shfaqet si art-sintezë, performancë, instalacion, fotografi, vizatim, pikturë, të konceptuara në mënyrë moderne dhe bashkëkohore. Në vazhdimësi Blloshmi, në studion e saj realizoi natyra të qeta me lule, të cilat i ka pasion. Në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë  ndodhen tetë punime të artistes. Blloshmi ka çelur shumë ekspozita vetjake në Shqipëri dhe ka ekspozuar në grup në ekspozita në disa vende të evropës
Në vitin 1995  botohet Katalogu “Lumturi Blloshmi An albanian contemporary artist”, në vitin 2009 “Lumturi Blloshmi – është një botë burrash” (It’s a Wonderful Life) dhe në vitin 2016 Galeria Kombëtare e Arteve botoi katalogun “Lumturi Blloshmi”.

Ylli Drishti / Studjues arti

Fshihi detajet

 

Biografia  

23. 08. 1944: Lindi në Tiranë.
1959 - 1963: Kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë për pikturë.
1968: U diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, (sot Univeriteti I Arteve). Ka punuar në disa institucione kulturore: në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë; në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë, Ka ekspozuar rregullisht para viteve ’90 dhe me të njëjtin ritëm ka ekspozuar dhe pas tyre, por ajo ka realizuar një numër në rritje të ekspozitave vetjake, si brenda dhe jashtë vendit.
1968 - 1989: Punoi si retushiere dhe më pas piktore ilustratore në Shtëpinë Botuese Librit Shkollor, Tiranë
Lexo më tepër
1989 - 1993: Piktore në krijimtari të lirë.
1993 - 1995: Ishte studjuese arti në GKA, Tiranë.
1995 - 2004: Restauratore e veprave të artit mesjetar në Institutin e Monumentave të Kultur1%s ,Tiranë
2004  e në vazhdim  artiste e lirë.

Në vitet 1989 - 1991, çel dy ekspozita vetiake në Tiranë (GKA,Tiranë).  Gjatë viteve 1992-1995 ishte pjesëmarrëse në shumë aktivitete  të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë (ekspozita në grup me Shoqatën e Artistëve të Pavarur 1992,Tiranë, në Selanik (Greqi, 1992), Madrid (1993), Lyon (1994), Budapest (1994), fituese e çmimit të tretë në konkursin kombëtar “Onufri ‘94”, Tiranë,  Paris (1997) dhe çel ekspozitë personale në Turqi (Stamboll 1995).

Ekspozita  të artistes
1987: Cinqueme Croisiere de l’Art, Essone, Francë
1987: Bienale Ndërkombëtare, Aleksandri, Egjypt
1989: Ekspozitë vetjake, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1988: Bienale Ndërkombëtare, Ankara, Turqi
1988: Ekspozita e parë personale në Berat
1989: Ekspozitë në grup, Romë, Itali
1991: Kongresi i Grave të Ballkanit, Selanik, Greqi
1992: Ekspozitë në grup, Romë, Itali
1992: Ekspozitë në grup, Selanik, Greqi
1992: Ekspozitë në grup, Fondacioni “Soros”, Tiranë, Shqipëri
1993: Ekspozitë në grup,Madrid, Spanjë
1994: Ekspozitë Ndërkombëtare, Budapest, Hungari
1994: Ekspzozitë në grup, Lion , Francë
1994: Konkursi Nërkombëtar “Onufri ‘94” , Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1995: Ekspozitë personale në Stamboll (Turqi)
1997: Konkursi Nërkombëtar “Onufri ‘97” , Fituese e çmimit të parë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri.
1997: Ekspozitë në grup ,Paris, Francë
1998: Ekspozitë Ndërkombëtare në grup e grave artiste, Bishket, Kirgistan
1998: Ekspozitë në grup “Mediterranea 1”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1999: Ekspozitë vetjake, Misioni i BE, Tiranë, Shqipëri
2000: Ekspozitë në grup “1/2000”, Galeria Jacque Cartier, Cheney, Francë
2002: Bienale Ndërkombëtare, Austri
2004: Ekspozitë Ndërkombëtare Galeria Zenith, Breshia, Itali
2004: Ekspozitë vetjake, Galeria Zenit, Tiranë, Shqipëri
2005: Ekspozitë në grup “My change”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2006: “Menu Kama Sutra”, Chelsea Art Museum, New York, SHBA, me kuratore Julia Draganovic
2007: Çmimi “Kult 07”, Tiranë, Shqipëri
2009: Ekspozitë në grup,Mali i Zi
2009: Ekspozitë  vetjake “I’ts a Wonderful Life, Galeria Zeta, Tiranë
2010: Ekspozitë  vetjake “Okazion, likuidim total” Galeria Zeta, Tiranë
2011: Ekspozitë në grup, Galeria Pogradec dhe Galeria “Vangjush Mio”, Korcë, Shqipëri
2012: Terrain insecure, Shqipëri
2013: Homage to Damien Hirst, Tiranë, Shqipëri
2014: Zarabanda Plus, dance & performance, Torre Venezia, Durrës, Shqipëri
2016: Ekspozitë personale konceptuale, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri.

Ylli Drishti & Bujana Demiraj

Fshihi detajet