Pandi Mele

 

Ditari partizan, 1984, Vaj mbi kanavacë, 94.5 x 111 cm, Nr. Inv. 2977
Ju flet Tirana (Nëntor 1944), 1976, Vaj mbi kanavacë, 118.5 x 104 cm, Nr.Inv. 1841
Novatorët, 1980, Vaj mbi kanavacë, 74 x 68 cm, Nr. Inv. 2379
Pranë tornos, 1971, Vaj mbi kanavacë, 114.5 x 80.5 cm, Nr. Inv. 1152

 

Pandi Mele(Hoçisht, Korçë 18.08.1939 - 14,12,.2015)  Piktor. Mban titullin  ”Piktor i Merituar”
Ishte djali i një qymyrxhiu fshati. Studjoi për pikturë për 7 vjet, në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë, në drejtimin e pedagogëve Abdulla Cangonji, Sadik Kaceli, Qamil Grezda, Abdurrahim Buza, Kristina Koljaka (Hoshi). Kryen për dy vjet studimet për grafikë në Akademinë  “I.E.Rjepin” në Shën Petërburg (Rusi) në ateljenë e S.M.Vasiljeviç dhe diplomohet në Institutin e Arteve, Tiranë (1964). Lexo më tepër
Punoi fillimisht si redaktor dhe shef redaksie në SHB.“Naim Frashëri” (1964 - 1969), në LSHASH, specialist në Ministrinë e Arsimit  dhe Kulturës dhe ishte pedagog, shef i ateljesë së grafikës në InLA, Tiranë  (1976 - 1994). Ekspozoi për herë të parë në moshën 17 vjeçare, vepra “Portreti i gjyshes” (1956, GKA,Tiranë). Pandi Mele, ishte i pari artist grafist shqiptar që aplikoi ciklet grafike (kompozime) duke u mbështetur në veprat letrare apo legjendat shqiptare (cikli “Motive Migjeniane” 1964 (GKA, Tiranë); serinë grafike “Shtypi i partisë” , 1984; cikli “Rozafa”, 1999, studio artistit). Mele vazhdoi traditën e grafikës shqiptare (në linoleum)  të filluar nga piktori Sadik Kaceli (1914-2002), duke e modernizuar atë edhe në teknika të tjera  (litografi, akuaforte, gdhëndje në dru.). Ai ndikoi dukshëm realizimin e një grafike bashkëkohore si në teknikë ashtu dhe në konceptimin e saj. Mele ka realizuar postera, emblema, pulla postare, ilustrime të ndryshme nga shkrimtarët shqiptarë (A.Z.Çajupi, N.Bulka, B.Dedja, A.Abdihoxha, N.Jorgaqi etj.). Artisti Mele. ka realizuar tablo kompozicionale me temën e jetës shqiptare të periudhës së socializmit. Mele ka qënë pjesëmarrës në ekspozitat jashtë shqipërisë që shteti shqiptar organizonte deri në vitet 1990 (Greqi, Kosovë, Jugosllavi, Rumani, Turqi, Itali, Francë, Austri, Bienale - Egjypt, Kinë). Mele ishte i ftuar në Bienalet dhe Trienalet Ndërkombëtare të grafikës  nga viti 1989 – 1999 në Europë dhe Lindjen e Largët (Ljubjanë, Tuzla, Seul, Fredrikstad, Maastricht, Varna, Tokio, Lodz, Raciborz). Një koleksion prej 54 veprash  (pikturë, grafikë, vizatim) ruhet në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë. Mele ka hyrë në enciklopedinë “The Grove dictionary of art”, 2000, Macmillan Publishers Limited, NY, New York.

Ylli Drishti Studjues & kurator arti

Fshihi detajet