Petro Kokushta

 

Në lartësitë e dritës, 1981, Vaj në kanavacë, 236 x 187 cm, Nr. Inv. 2426
Shoferi, 1971, Vaj në kanavacë, 80 x 93 cm, Nr. Inv. 1143
Në fshatin bregdetar, 1986, Vaj në kanavacë, 130 x 150 cm, Nr. Inv. 3470

 

Petro Kokushta (Tiranë 13.09.1943) Piktor

Një nga piktorët e rëndësishëm të Realizmit Socialist në Shqipëri, pjesë e grupit të  piktorëve shqiptarë që u përgatitën si artistë në ILA, Tiranë, në ateljenë e padagogut Vilson Kilica, Sali Shijaku dhe Danish Jukniu. Pas studimeve ishte disa vjet pedagog në ILA, Tiranë (1970 - 1987) dhe më tej sekretar për artet figurative në LSHASH. Kokushta u prezantua për herë të parë në publik me veprën “Portreti i shoferit” (1970, GKA,Tiranë, “Ekspozita e klasës punëtore”) dhe ishte më tej present në të gjitha ekspozitat, konkurset dhe veprimtaritë kombëtare deri në vitin 1990. Lexo më tepër
Kryesisht Petro Kokushta ka realizuar kompozime me temën e ndërtimit të socializmit (klasa punëtore, rinia, ushtria), të luftës Nacional - Çlirimtare dhe atë historike. Në krijimtarinë e artistit vihet re prirja për një penelatë të lirshme, ngjyra me dritë dhe me një dekorativitet brenda figuracionit realist. Kokushta ka realizuar edhe peizazhin, kryesisht atë të bregdetit Jonian, ku spikat koloriti i tij me ngjyra të forta të një dielli të fortë mesdhetar. Pas viteve 1990 piktura e Kokushtës priret fuqishëm drejt një imazhi sa më dekorativ dhe shpesh herë kalon në abstraksion figurativ Nga koleksioni i veprave që ruhen në GKA, Tiranë nga krijimtaria e artistit (1971 - 1989) mund të kujtojmë: “Shoferi” (1971), “Drejt kuvendit të madh” (1978), “Himara” (1986), “Montatori” (1979) etj. Piktori Petro Kokushta ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive brenda dhe jashtë Shqipërisë, në Bienale të ndryshme si mund të kujtojmë: Bienalen e Kajros, Bienalen e Ankarasë. Ai ka ekspozuar në Pekin dhe disa herë në Paris (Francë). Kokushta është pjesëmarrës i rregullt në ekspozitën vjetore “Nëntori” (Tiranë, Shqipëri)

Fshihi detajet