Njoftimi për vënd të lirë pune

Njoftimi për vënd të lirë pune “Specialist IT” në Sektorin e Mirëmbajtjes dhe Sigurisë

Sot, më datë 20.06.2018, në mbështetje të dispozitave të Ligjit 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës, i ndryshuar, Urdhërit Nr.114 datë 20.03.2006 “Për Miratimin e Statutit të GKA”, i ndryshuar, Rregulloren e Brendëshme të GKA, si dhe legjislacionit të R.Sh-së në fuqi, shpallet njoftimi për vënd të lirë pune “Specialist IT” në Sektorin e Mirëmbajtjes dhe Sigurisë në GKA si më poshtë:

Mënyra e aplikimit

 Të gjithë kanditatët e interesuar për t’u punësuar si “Specialist IT”duhet të paraqesin pranë Galerisë Kombëtare të Arteve dokumentacionin e mëposhtëm. Aplikimet do të pranohen deri më datë 02.07.2018 nga ora 09:00-16:00.

Dokumentacioni ligjor që duhet të paraqesin kandidatët

  • Kërkesë për t’u punësuar si Specialist IT
  • Curriculum Vitae;
  • Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për IT , Diplomë e Nivelit të Dytë ose të parë
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore
  • Raport mjeko-ligjor i gjendjes shëndetësore

Kërkesa të posaçme

  • Duhet të ketë përfunduar arsimin e lartë për IT
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vjet;
  • Të ketë aftësi për të ideuar, implementuar dhe ndjekur procedura komplekse profesionale;
  • Të ketë aftësi për tu përshtatur me kushte, teknologji dhe procedura të reja profesionale;
  • Të zotërojë mirë gjuhën angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi individuale dhe në grup.

Shpallja e fituesit

Njoftimi për kandidatin fituesi do të publikohet me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të internetit (website) të Galerisë Kombëtare të Arteve.