Njoftimi për vënd të lirë pune

Njoftimi për vënd të lirë pune “Përgjegjës i Sektorit të Organizimit të Ekspozitave”

Sot, më datë 04.04.2018, në mbështetje të dispozitave të Ligjit 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), Urdhërit Nr.114 datë 20.03.2006 “Për Miratimin e Statutit të GKA” (i ndryshuar), Rregulloren e Brendëshme të GKA, si dhe legjislacionit të R.Sh-së në fuqi, shpallet njoftimi për vënd të lirë pune “Përgjegjës Sektori” në Sektorin e Organizimit të Ekspozitave në GKA si më poshtë:

Mënyra e aplikimit

 Të gjithë kanditatët e interesuar për t’u punësuar si “Përgjegjës në Sektorin e Organizimit të Ekspozitave” në GKA, duhet të paraqesin pranë GKA në një dosje dokumentacionin e mëposhtëm deri më datë 11.04.2018, nga ora 09.00 deri në orën 16.00.

Dokumentacioni ligjor që duhet të paraqesin kandidatët

  • Kërkesë për t’u punësuar si Përgjegjës në Sektorin e Organizimit të Ekspozitave në GKA
  • Curriculum Vitae
  • Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë , Diplomë e Nivelit të Dytë
  • Vërtetim i gjëndjes gjyqësore
  • Raport mjeko-ligjor i gjendjes shëndetësore

Kërkesa të posaçme

  • Duhet të ketë arsimin e lartë, Diplomë e Nivelit të Dytë ;
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vjet në institucione të ngjashme;
  • Të ketë aftësi për të ideuar, implementuar dhe ndjekur procedura komplekse profesionale;
  • Të ketë aftësi për tu përshtatur me kushte, teknologji dhe procedura të reja profesionale;
  • Të zotërojë gjuhën angleze dhe një gjuhë tjetër të huaj;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi individuale dhe në grup.

Shpallja e fituesit

Shpallja e fituesit do të publikohet me anë të një njoftimi në internet, në faqen zyrtare të Galerisë Kombëtare të Arteve.